• Wed. Dec 1st, 2021

AL2

…është media jote

Ankandi për shitjen e Vllaznisë, Bashkia Shkodër: Kishte 3 oferta, rezultati…

Byadmin

May 11, 2021

Është zhvilluar ditën e sotme seanca e parë e procedurës për shitjen me ankand të aksioneve të Vllaznisë. Nëpërmjet një komunikate, Bashkia Shkodër ka bërë me dije se në këtë seancë u hapën dhe u lexuan ofertat.

Në procedurën “Shitje me ankand të aksioneve të Klubit të Futbollit “Vllaznia” sh.a. në masën 100%”, morën pjesë 3 subjekte ofertuese.

Njësia e Ankandit vuri në dijeni përfaqësuesit e subjekteve ofertuese që më datë 19.05.2021, ora 10.00, do t’u komunikohet rezultati i vlerësimit të dokumentacionit ligjor dhe ofertës ekonomike.

LAJMI I FUNDIT/ Bashkia Shkodër jep një lajm shumë të rëndësishëm për  privatizimin e Vllaznisë | SHKODRA SPORT

“Sapo ka përfunduar seanca parë e zhvillimit të procedurës “Shitje me anand të aksioneve të Klubit të Futbbollit “Vllaznia” sh.a. në masën 100%.”.

Në këtë fazë ishin prezent të gjithë anëtaret e Njësise së Ankandit dhe subjektet e interesuara personalisht ose me përfaqësues.

Dorëzimi i zarfave të dokumentacionit të ofertuesve u administrua nga Sektori i Protokollit në Bashkinë Shkodër në zbatim të afatit të përcaktuar: Data 11.05.2021 ora 10.00.

Në këtë seancë Njësia e Ankandit hapi dhe lexoi ofertat, në përputhje me nenin 35 të ligjit “Për ankandin publik” dhe me përcaktimet në rregullat e ankandit publik si dhe, bëri administrimin e dokumentacionit të subjekteve ofertues pjesëmarrës.

Të gjitha veprimet u shënuan në proçesverbalin përkatës të zhvillimit të ankandit ku u pasqyruan të gjitha dokumentet që shoqërojnë ofertën për secilin subjekt ofertues.

Në procedurën “Shitje me ankand të aksioneve të Klubit të Futbollit “Vllaznia” sh.a. në masën 100%”, morën pjesë 3 subjekte ofertuese.

Njësia e Ankandit vuri në dijeni përfaqësuesit e subjekteve ofertuese që më datë 19.05.2021, ora 10.00, do t’u komunikohet rezultati i vlerësimit të dokumentacionit ligjor dhe ofertës ekonomike.”, shkruhet në njoftimin e Bashkisë Shkodër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *