• Wed. Dec 1st, 2021

AL2

…është media jote

“Kush s’kërcen është morr i kuq”, shikoni çfarë ndodhi pas barazimit të Skënderbeut me Partizanin

Byadmin

May 9, 2021

Skënderbeu mori një barazim shumë të rëndësishëm ditën e djeshme ndaj Partizanit, duke iu hequr këtyre të fundit kryesimin.

Më shumë se për rivalët, pika e marrë korçarëve i bëri punë për veten e tyre, teksa pas shumë kohësh tashmë i largohen vendit të nëntë, duke u rentier pas Kastriotit të vendit të 7-të me 1 pikë më pak.

Gëzimi dhe lumturia te lojtarët, por edhe të tifozët e Skënderbeut ishte e madhe, teksa kjo duket qartë edhe pas përfundimit të ndeshjes. Në videon e mëposhtme shihet teksa lojtarët festojnë me tifozët korçarë, të cilët ndodheshin në tribunën qendrore. Të gjithë bashkë, lojtarët dhe tifozë në kor këndojnë: “Kush kërcen është morr i kuq”.

Rivaliteti mes Skënderbeut dhe Partizanit deri dy vite më parë ka qenë i madh, për shkak se të dyja skuadrat luftonin për titullin kampion.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *