• Sat. Dec 4th, 2021

AL2

…është media jote

Nedim Bajrami përgatitet për hapin e madh në karrierë

Byadmin

May 7, 2021

Nedim Bajrami futet në lupën e ekipeve “big” të Serisë A. Burime të besueshme informacioni kanë bërë me dije ekskluzivisht për “Panorama Sport” se Fiorentina është e gatshme për të bërë një ofertë të rëndësishme për kartonin e shqiptarit. Mirëpo, nuk pritet të jetë vetëm kjo skuadra e interesuar, pasi bëhet me dije gjithashtu se bardhezinjtë e Juventusit po ndjekin me kujdes situatën e mesfushorit, por edhe planet në merkaton e verës.

JUVENTUS – Nedim Bajrami nuk është një emër i panjohur në zyrat e Juvntusit. Ai ka qenë një futbollist i pikasur prej kohësh, por bilancet financiare dhe raportet me Empolin kanë bërë që djaloshi kuqezi të transferohet tek emilianët për të treguar veten dhe fituar eksperiencë në futbollin italian.

VIDEO/ Nedim Bajrami protagonist, asist në fitoren e Empolit - Abc News

Gazeta mëson se bardhezinjtë janë duke e vëzhguar me kujdes të ardhmen e 22-vjeçarit, për të tentuar, pse jo, afrimin e tij në skuadër për edicionin e ri. Bajrami ka shkëlqyer sezonin e fundit me Empolin, teksa deri më tani është autor i 7 golave dhe dhjetë asisteve, mes Serisë B dhe Kupës së Italisë.

FIORENTINA – “Panorama Sport” ka mësuar se në rrugë jozyrtare Fiorentina ka shprehur interesin për djaloshin kuqezi duke qenë e gatshme që të ofrojë deri në 17 milionë euro për kartonin e tij. Skuadra vjollcë ka piketuar 22- vjeçarin, i cili shkëlqeu këtë sezon si fantazist me emilianët. Më herët, për të është raportuar interesim edhe nga skuadra e Sampdorias.

EKSKLUZIVE/ Nedim Bajrami gati për debutimin, ja kur e merr pasportën  shqiptare

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *