• Wed. Dec 1st, 2021

AL2

…është media jote

“Nuk kishte tavolina shahu, i kishte marrë Eduart Shalsi”, debat i ashpër mes Andi Lilës dhe Fidel Yllit: Në Kukës nuk kishte ring boksi!

Byadmin

May 5, 2021

Në emsionin “Procesi Sportiv” në Top Channel u zhvillua një debat i nxehtë mes koordinatorit të Partisë Demokratike për Sportet, Andi Lila dhe presidentit të ri të KOKSH-it, Fidel Ylli.

Nuk munguan ngacmimet për temat politike. Ndërsa ish-futbollisti i përfaqësueses ka sjellë në vëmendje problematikat që ka sporti shqiptar sidomos në qytetin e Kukësit, ku Andi Lila ka qenë herën e fundit.

ANDI LILA: Ja po marr vetëm Kukësin. Nuk kishte ring për të bërë stërvitje. Por më e keqja, më thanë që jemi lojtarë profesionistë shahu, por nuk kemi tavolina shahu, nuk kemi ku luajmë shah. U mërzita, hulumtova kush ishte president i shahut, me qenë se u bënë zgjedhjet e KOKSH-it, e di kush ishte? Eduart Shalsi, që bëri një premtim që ne nuk do vjedhim shumë. Ky i kishte marrë të gjitha, nuk kishte lënë as tavolina shahu.

FIDEL YLLI: Te shkolla të shkojë të bëjë ringun. Ç’lidhje ka qeveria me tavolinën e shahut? Që mos e kthejmë në politikë, Eduart Shalsi, para 2 vjetësh ka sjellë në Durrës 500 sportistë të shahut nga gjithë Europa, ka bërë Olimpiadën Botërore të Shahut. Ka futur shahun në orët e mësimit.

Unë nuk flas që them ky Skënderbeu jonë, bën mrekullira, janë bërë aq punë në këto 8 vjet, sa nuk janë bërë për 100 vjet, me fakte. Janë bërë investime, janë bërë investime 35 milionë euro. Në një nen të ligjit të sportit, është bërë statusi i sportistit elitar ku të gjithë sportistët futen në punë. Janë të gjithë në punë në Bashkinë e Tiranës, nuk janë më rrugëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *