• Thu. Dec 2nd, 2021

AL2

…është media jote

Humbi penalltinë, Armando Sadiku e pëson keq

Byadmin

May 3, 2021

Aventura e Armando Sadikut në Bolivi nuk është duke shkuar sipas parashikimeve. Në katër ndeshje me ekipin e Bolivar, sulmuesi i kombëtares nuk ia ka dalë të gjejë rrugën e rrjetës teksa ka shpërdoruar shumë mundësi.

Por, më flagrantja ishte në takimin e javës së kaluar ku shqiptari humbi një 11-metërsh, që për fat të mirë nuk ndikoi në rezultatin e sfidës dhe pesha e fajit u zvogëlua. Megjithatë, kjo penallti e humbur nuk është kaluar pa një “ndëshkim” për Sadikun, pasi në takimin e mbrëmshëm të Bolivar ndaj Tomajapo, 29-vjeçarit nuk iu rezervua asnjë minutë lojë.

Sadiku e kaloi duke e ndjekur të gjithë 90-minutëshin nga stoli, ndërsa ekipi i tij fitoi me rezultatin 2-0. Kështu, sulmuesi e ka marrë leksionin dhe duhet të nisë të reagojë nga ndeshja e ardhshme, për të mos e bërë këtë aventurë të re në karrierë një dështim.

Trajneri i Bolivar nuk di asgjë, Sadiku: Jam me ilaçe, do agjëroj më vonë -  Abc News

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *