• Thu. Dec 2nd, 2021

AL2

…është media jote

Tirana ‘lan duart’ me titullin, Skënderbeu fundos Kastriotin (VIDEO)

Byadmin

May 2, 2021

Një Superiore e çmendur edhe në fundin e klasifikimit, me Skënderbeun që, i cilësuar si i rrëzuar deri pak javë më pare, tani mund të flirtojë dhe me shpëtimin direkt falë një suksesi 0-2 në Kamëz ndaj një rivali si Kastrioti.

Në një ndeshje shumë të luftuar vendosën një gjysmë gol i Jean Victorit dhe i Vangjelit në fund, me korçarët që bënë një tjetër rezultat surprizë, pavarësisht se në fund rrezikuan jo pak pas një 11-metërshi të humbur nga Meksi.

Një tjetër humbje për Kastriotin që i menduar i shpëtuar deri pak kohë më parë, tani e sheh veten të përfshirë plotësisht në garën e mbijetesës.

Rasti i parë flagrant i ndeshjes erdhi në minutën e 26-të. Pas një krosimi të marrë nga e djathta, Çela gjuan bukur me kokë, por pret me një hedhje spektakolare Rexhepi. Provon edhe Prodani me një gjuajtje në hyrje të zonës, por topi shkon jashtë.

Në fund të pjesës së parë krutanët mbetën me 10 lojtarë. Indrit Prodani ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë për goditje më bërryl ndaj Vangjelit. Momente tensioni në fushë, Çela godet me kokë Sadriun, por arbitri nuk e shikon dhe ndëshkon të dy lojtarët me të verdhë.

Moment i artë shënimi për Kastriotin (46+1’) me Dacin që provon me një kthesë, por pret në mënyrë të shkëlqyer Rexhepi.

Çfarë rasti sapo nis pjesën e dytë për Skënderbeun, me Marën që bën gjithçka mirë, pason në fund për Jean Victor, i cili i vetëm me portierin gjuan lart. Nuk u besojnë syve korçarët.

Tjetër mundësi e mirë për Kastriotin (59’), me Bardhin që lëshon një gjuajtje të fortë në hyrje të zonës, por topi ndalet te shtylla. Zhbllokohet sfida në minutën e 69-të, me Jean Victor që shënon pas një topi të mbetur zonë.

Neziri largohet nga fusha me ambulancë, në vendin e tij inkuadrohet Joan Çela. Në minutën e 89-të Jean victor godet, por pret Hidi, duke shmangur golin e 0-2.

Penallti për Skënderbeun në minutën e 93-të. Mara pengohet nga Rami, por nga pika e bardhë Meksi godet keq.  Kastrioti hidhet i tëri në sulm, porn ë të 94-tën David nuk arrin të shënojë. Vetëm pak çaste më vonë Kosta Vangjeli shënon golin e 0-2, duke shfrytëzuar kundërsulmin e radhës të miqve.

Një tjetër fitore e madhe e Skënderbeut, me Memellin që pas finales së Kupës po i shkon shumë pranë shpëtimit të pamenduar, ndërsa për Kastriotin krizë e thellë tanimë që nuk favorizohet as nga kalendari i javëve të fundit, duke u futur në një spirale për mbijetesën, që e mendonte të arritur deri pak javë më parë.

Është mbyllur në barazim pa gola sfida mes Bylisit dhe Tiranës e vlefshme për javën e 31-të të Kategorisë Superiore. Një barazim i hidhur ky për bardheblutë e Orges Shehit, që kanë djegur shansin për të tentuar mrekullinë.

Kryeqytetasit shpërdoruar raste të shumta shënimi me anë të Seferit, Torasës dhe Ismailgecit, pa mundur të dalin nga fusha e “Adush Muçës” me 3 pikë.

Ndërkohë në pozicionin ku ndodhen, kjo pikë mund të konsiderohet e artë për ballshiotët e Dovedan, që kanë ngushtuar diferencën me Kastriotin, që u mposht ndaj Skënderbeut.

May be an image of 2 people, people playing sports and text

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *