• Wed. Nov 24th, 2021

AL2

…është media jote

Andi Lila mbështet Lulzim Bashën: Do ja dalim në përballjen me këta manipulator…

Byadmin

May 2, 2021

Pasi u emëruar Koordinator Kombëtar për Sportin për Partinë Demokratike nga Lulzim Basha, Andi Lila iu fut punës për të takuar çdo qytet sportistë, ish-sportistë dhe sportdashës.

Ditët pas 25 Prillit kanë qënë një zhgenjim i madh për cdo demokrat apo qytetar të ndershëm të Shqipërisë.

Edhe pse Partia Demokratike nuk arriti të merrte votat e mjaftueshme për të mposhtur votat e krimit të Partisë Socialiste me në krye Edi Ramën & Co., u vu re një rritje e madhe votash për Partinë Demokratike në favor me votat e zgjedhjeve të vitit 2017.

Ja çfarë shkruan Andi Lila në statusin e tij në Instagram:

Me privilegjin që z.Basha dhe Partia Demokratike më dhanë si Koordinator Kombëtar i Sportit,
kudo ku shkuam, këdo që takuam, vetëm shkëlqimin e shpresës, të optimizmit, ndryshimit e perspektivës me sytë tona vështruam gjithkund. Por dita e ndryshimit të madh erdhi si një mallkim, shkaktuar nga manipulimi i pamatshëm, dhuna e bandave të ushqyera nga tregu zyrtar i hashashit, shtypja e presioni i administrates, makineria e oligarkëve furnizuar me paratë e siguruara prej taksave publike, policia e drejtësia në këmbë për të avokuar kriminelët. Ato i pushkatuan zgjedhjet e lira si askund në botë e askush në trojet shqiptare. Ato grabitën shpresën, të ardhmen e fëmijëve tanë. U sollëm si europiane, por u shperblyem si në mesjetën barbare. Por, ne në tokë kurrë nuk ramë. Sfida e vërtetë sa ka nisur. Partia Demokratike, gjithë demokratët e bashkuar me z.Basha në krye, do ja dalim në përballjen me këta manipulatorë. Ne do ju mbështetim, sepse uragani popull tashmë nuk do ndalet, së bashku do i prijmë.
Ne jemi këtu,do të jemi këtu,në mbrojtje të demokracisë, sepse ne jemi shqiptarë dhe veç gjuhën amtare flasim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *