• Sat. Nov 27th, 2021

AL2

…është media jote

Panuçi flet për Serie A dhe nuk harron Kombëtaren: Ishte e vështirë të trajnoje Shqipërinë…

Byadmin

May 1, 2021

Ish-trajneri i Kombëtares shqiptare, Kristian Panuçi ka folur në një intervistë për të përditshmen sportive italiane “La Gazzetta dello Sport”, duke analizuar Serinë A italiane, por edhe duke deklaruar se është e vështirë të trajnosh Kombëtaren shqiptare:

Juventusi ka bërë shumë keq. Pirlo ka qenë shumë i sinqertë ku ka pas deklaruar se është i pari duke mos qenë i lumtur. Pavarësisht gjithçkaje Juventusi është një skuadër e fortë, por kurrë nuk ka dhënë impresionin që do ta fitojë kampionatin. Nëse do të isha tek Juvja do të thoja të paktën është Ronaldo. 25 gola si golashënues po ku është problemi këtu? Në Itali arsyetohet ndryshe. Është shumë e vështirë të trajnosh skuadra si Livorno, Ternana, Kombëtarja shqiptare. Si mund të jetë një problem të trajnosh Juventusin?

Milani është shumë i lodhur, luan rregullisht prej 1 viti e gjysmë pa ndërprerje. Ibrahimoviç? Ka dhënë shumë gjëra të rëndësishme përveç golave që janë të jesh i vetëdijshëm dhe shtysën. Të mos arrihet Champions-i për mendimin tim do të ishte një goditje e madhe. Por si kontingjent lojtarësh nuk janë më të fortë sa Napoli dhe Atalanta.

Napoli pa kupa dhe dëmtimet është transformuar totalisht. Shihni Insinjen, kur ai është në ditën e tij nxjerr në pah të gjithë kualitetet. Tani ata janë shumë mirë të gjithë, Gatuzo ka qenë mirë edhe kur skuadra ka çaluar. Komplimente Gatuzos sepse e meriton hyrjen në Champions.

Kush shkon në Champions? Juventusi qëndron më e forta dhe me një grup lojtarësh me eksperiencë, nëse nxjerr gjithçka që ka besoj se në fund ajo do të jetë. Vendin në Champions do ta luajnë Atalanta, Milani dhe Napoli, me bergamaskët favorit sepse janë më lart në klasifikim dhe e meritojnë të shkojnë.”

Panuçi: Shqipëria, një vend shumë i komplikuar, Duka bëri diçka të shëmtuar  - American Eye

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *