• Thu. Dec 2nd, 2021

AL2

…është media jote

Lajm i mirë për sulmueisn shqiptar! Pirlo surprizon Vrionin (FOTO)

Byadmin

May 1, 2021

Xhakomo Vrioni u rikthye në fushat e blerta vetëm pak ditë më parë, pasi kishte qëndruar jashtë për rreth 5 muaj, pas një dëmtimi të pësuar në muajin nëntor.

Sulmuesi i Kombëtares menjëherë pas rikthimit në fushë, ia doli të gjejë edhe golin me skuadrën e 23-vjeçarëve të Juventusit. Ditën e sotme, 22-vjeçari ka marrë një lajm të mirë, teksa trajneri i ekipit të parë te Juventusit, Andrea Pirlo, e ka vendosur në listën e lojtarëve të grumbulluar për sfidën e nesërme në kampionat me Udinezen.

Vrioni është pjesë e listës me 22 lojtarët e grumbulluar për sfidën e nesërme në transfertë, ku Juventusi e ka detyrim fitoren, për të mos rrezikuar akoma edhe më shumë pozitat për një kualifikim në Champions.

Image

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *