• Thu. Dec 2nd, 2021

AL2

…është media jote

Derbi Partizani-Tirana me tifozë në “Air Albania”?

Byadmin

Apr 30, 2021

Takimi mes Partizanit dhe Apolonisë, i vlefshëm për javën e 31-të të Kategorisë Superiore, nuk do të luhet në kryeqytet, siç ndodhi me tre ndeshjet e fundit të Partizanit në shtëpi. Por, fusha e “Air Albania” ka pasur disa probleme së fundmi dhe Partizani do të zhvendoset në Elbasan të dielën në orën 16:00.

Kundër fierakëve, një sfidë ku “demat” e drejtuar nga Ilir Daja janë favoritë, synohet vetëm marrja e tri pikëve dhe rekordi i Partizanit në “Elbasan Arena”, është shumë pozitiv. Aktualisht, të kuqtë mbajnë vendin e dytë në Superiore, me një pikë më pak se Teuta kryesuese dhe me pikë të barabarta me Vllazninë.

PARTIZANI-TIRANA/ Ja FOTOT e para nga derbi kryeqytetas në stadiumin “Air  Albania” – AlpeSport

DERBI – Pas dy ndeshjeve në letër të lehta kundër Apolonisë dhe Skënderbeut, Partizani do të përballet kundër Tiranës, në derbin e fundit të kryeqytetit. Gazeta ka mësuar se po punohet shumë që kjo sfidë të luhet në “Air Albania”, si dhe me tifozë.

Komiteti Teknik po lehtëson dita-ditës masat anti-COVID dhe me shumë gjasa, do të ketë dhe një vendim pozitiv sa i takon rikthimit të tifozëve në stadium. Normalisht, jo me kapacitet të plotë, por ky do të ishte një hap gjigant për rikthimin në normalitet të futbollit. Gjithashtu, edhe klubi i Partizanit do të kishte të ardhura financiare nga futja e tifozëve në stadium, të ardhura që kanë munguar gjatë gjithë sezonit.

Tirana-Partizani, policia masa për ndeshjen në “Air Albania" - ATSH -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *