• Thu. Dec 2nd, 2021

AL2

…është media jote

Etrit Berisha rrëfen tmerrin: Njerëz të shtrirë në korridore dhe që kërkonin…

Byadmin

Apr 29, 2021

Etrit Berisha ka folur së fundmi për Kombëtaren dhe situatën e tij te ekipi i SPAL-it, në Serinë B. Për “Tuttomercatoweb”, gardiani i Shqipërisë, është shprehur se te skuadra duan ngjitjen në Serinë A. Gjithashtu ai flet edhe për kohën kur u infektua me Koronavirus dhe u shtrua në spital.

berisha.spal.2019.20.palla.mano.750×450
“Sigurisht që nuk është e lehtë të jesh lider. Unë përpiqem të punoj shumë dhe të jem në formë. Së bashku me ekipin po punojmë të ngjitemi në Serinë A dhe të arrijmë rezultate pozitive. Këtë sezon kemi pasur shumë dëmtime dhe nuk kemi pasur paraqitje të njëjta brenda dhe jashtë.

Të ardhmen time nuk e di ende të jem i sinqertë. Ndeshjet janë vendimtare. Nuk kam folur ende për të ardhmen time sepse është akoma herët. Të shikojmë si do shkojë skuadra dhe ndoshta në fund të muajit tjetër do ulemi të flasim.

Infektimi me Koronavirus? Ishte një moment i vështirë, për të gjithë, por veçanërisht për mua. Shkova për herë të parë në spital dhe ishte një trishtim i madh kur shikoja njerëz të shtrirë në korridore që kërkonin ndihmë. Pashë njerëz që kishin vështirësi në frymëmarrje. Tani duket një dritë për shkak të vaksinimeve.

Shqipëria? Ne besojmë shumë se mund të kualifikohemi në Botëror. Kemi një grup me djem që luajnë në nivele të larta. Kemi një grup me skuadra të forta, por qëllimi është të kualifikohemi në Botëror. Reja di gjithçka për SPAL-in dhe na ndjek. Më pyet shumë për qytetin këtu.”, tha Berisha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *