• Sat. Nov 27th, 2021

AL2

…është media jote

Garo: Në fund të numërimit të gjithë qytetarët do të shohin sa e madhe është fitorja PD

Byadmin

Apr 26, 2021

Partia Demokratike me anë të zëdhënëses së fushatës, Floriana Garo shprehet se në fund të numërimit fitorja e opozitës do të jetë e madhe.

Numërimi faktik i votave do të ketë vetëm një rezultat: fitore për Aleancën për Ndryshim.

Edhe tani, me numërimin e qendrave të votimit që janë qendra kryesore të votimit për PS-në, ne shohim se Aleanca për Ndryshim po sjell rritje të jashtëzakonshme.

Prandaj, kini durim! Çdo votë do të numërohet. Çdo zë do të dëgjohet. Ne do të bëjmë gjithçka për të ruajtur pastërtinë e zgjedhjeve.

Ne jemi absolutisht të sigurtë se në fund të numërimit të gjithë qytetarët e Shqipërisë do të shohin sa e madhe është fitorja jonë.

Qytetarët e Shqipërisë e duan ndryshimin. Qytetarët e Shqipërisë kanë zgjedhur ndryshimin. Ne do të fitojmë qartësisht.

Floriana Garo: Lulzim Basha udhëheqësi që i duhet Shqipërisë - Exit |  Shpjegon Shqipërinë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *