• Fri. Dec 3rd, 2021

AL2

…është media jote

Artan Hoxha “paralajmëron” patronazhistët: Ditë të zeza ju presin!

Byadmin

Apr 26, 2021

Teksa Partia Demokratike po rikuperon rezultatin e votave në disa bashki, një reagim ka ardhur në rrjetet sociale nga gazetari Artan Hoxha.

Ai nuk ka nguruar që të ironizojë me patronazhistët të cilëve Rama u doli në krahë duke i mbrojtur dhe duke thënë se ajo është  klasa e parë e çdo politikani.

Sipas Hoxhës duke marrë shkas se Partia Socialiste po humbet terren në zgjedhje, u drejtohet patronazhistëve duke thënë se nëse zbresin dhe dy mandate nuk i kanë punët mirë me kryetarin e tyre, Edi Rama.

“Patronazhistë”, shtrëngoni radhët!! Se po zbritët dhe dy mandate më poshtë, do dalë komandanti nga aty ku është fshehur, dhe atëherë do të qërohen mirë hesapet!!! Ditë të zeza do të vijnë për ju! Vetëm atëherë do ta provoni, se cfare do të thotë kosore dhe hanxhar i mprehur, do t’ua bëjë të përbrendshmet kukurrec’ shkruan Artan Hoxha. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *