• Sat. Dec 4th, 2021

AL2

…është media jote

Te Bylisi festojnë me thirrje kundër kryeministrit pas fitores me Apoloninë (VIDEO)

Byadmin

Apr 25, 2021

Bylisi mori një fitore shumë të rëndësishme ditën e sotme, duke mposhtur minimalisht Apoloninë në derbi.

Një fitore e rëndësishme kjo për ballshiotët, që ngjiten në renditjen, duke iu larguar Skënderbeut me 6 pikë diferencë. Megjithatë përveç fitores, ajo që ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve, ka qenë festimi i pazakontë i ballshiotëve në dhomat e zhveshjes.

Lojtarët e Bylisit, shfaqen me thirrjet “Rama ik”, thirrje kjo që vjen një ditë para zgjedhjeve parlamentare në vendin tonë. Festë e çuditshme kjo, por kujtojmë se vëllai i presidentit të Bylisit, Agron Kapllanaj, garon për deputet për Partinë Demokratike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *