• Thu. Dec 2nd, 2021

AL2

…është media jote

Inter prek titullin, ngec Juventus (VIDEO)

Byadmin

Apr 25, 2021

Benevento komplikon plotësisht objektivin e mbijetesës në elitën e futbollit italian, pasi u mposht në shtëpi me rezultatin 2-4 nga Udinese. Skuadra nga Kampanja u ndëshkua që në minutën e dytë nga Molina, që shënoi pas një asisti perfekt të kapitenit De Paul.

Më pas ishte mesfushori turk Arslan, që shënoi edhe golin e dytë me një goditje të saktë nga distanca, megjithatë Benevento reagoi shpejt dhe fitoi një 11-metërsh, të cilin e shndërroi në gol Viola, duke rihapur takimin.

Në fillim të pjesës së dytë, Udinese mbylli sërish llogaritë me anë të Stryger-Larsen, ndërsa më pas shënoi edhe Braaf golin e katërt, para se Lapadula të ngushtonte diferencën pak minuta para fundit të ndeshjes.

Bënë sikur u ndanë, Andi dhe Jasmina kapen mat jashtë “PërPuthen” (FOTO)
Juventusi ka bërë një tjetër ndalesë në Serie A, kësaj radhe si mysafir i Fiorentinas (1-1), në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 33-të.

Në takimin e zhvilluar në stadiumin Artemio Franchi të Firences, të parët në epërsi kaluan lojtarët vendas.


Ishte një penallti e akorduar në favor të nikoqirëve, të cilën e konvertoi në gol Dusan Vlahovic (29’).

Rezultati u barazua në fillim të pjesës së dytë (46’) me golin e bukur të Alvaro Moratas, i cili u asistua nga Juan Cuadrado.

Juventusi numëron 66 pikë dhe mban vendin e tretë në renditje. Atalanta ka një pikë më pak, por edhe një ndeshje më pak të zhvilluar.

Fiorentina qëndron gjashtë pikë larg zonës së rrezikut dhe duhet të angazhohet edhe në javët në vijim për të mbetur në elitë.

Interi është afruar shumë titullit të 19-të të Serie A.

Zikaltërit kanë mposhtur Veronën me rezultat 1-0 në ndeshjen e javës së 33-të të kampionatit italian.

Golin e vetëm në ndeshje e shënoi Darmian në minutën e 76-të të ndeshjes. Në ndeshjen tjetër, Juventusi ka stagnuar duke barazuar 1-1 me Fiorentinën.

Golin për “violën” e shënoi Vlahovic në minutën e 29-të të ndeshjes. Rezultatin e barazoi Morata në minutën e 46-të të ndeshjes.

Interi është në vendin e parë në tabelë me 79 pikë, derisa Milani dhe Juventusi kanë nga 66 pikë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *