• Thu. Dec 2nd, 2021

AL2

…është media jote

I doli emri i patronazhistit, flet Emanuel Egbo: Shaka është kjo? Qenka një histori…

Byadmin

Apr 25, 2021

Emanuel Egbo e konsideron një nga gjërat më të çuditshme dhe të paimagjinueshme çështjen e patronazhistëve. I kontaktuar nga “Panorama Sport”, Egbo është habitur me atë që i është servirur nga gazeta për çështjen e “spiunazhit” të partive politike.

“Kam shumë kohë pa lexuar gazetat. Më sqaro çfarë është patronazhisti?”, thotë në fillim ai. Kur i sqarojmë çëshjen dhe i japim faktet, Egbo mbetet i befasuar. “Nuk di fare për çfarë po flet. Kjo është shaka apo seriozisht e keni? Kush është ky Alban Arapi? Unë nuk e di kush është. Qenka një histori e çuditshme”, deklaroi ishtrajneri i Tiranës. Nigeriani ka mbetur i befasuar prej situatës në Shqipëri.

Ai jeton prej dy dekadash në Shqipëri, duke përfituar edhe shtetësinë shqiptare, por nuk i ka shpëtuar lojës më të re dhe “trendy” aktualisht në vendin tonë, asaj të patronazhit. Nga lista e të dhënave që janë bërë publike prej ditësh, mësohet se edhe ish-portieri dhe trajneri nigerian i Tiranës, Ndubuisi Emanuel Egbo, ka një patronazhist te PS-ja që e survejon në përditshmërinë e tij.

Nga baza e të dhënave që janë bërë publike del se patronazhisti i Egbosë është Alban Arapi, një emër që në pamje të parë nuk lë të kuptosh për ndonjë lidhje me sportin apo klubin e futbollit Tirana, që është edhe emri i punëdhënësit.

Nga publikimi i të dhënave del se patronazhisti i Egbosë nuk ka qenë në lartësinë e duhur, pasi nuk ka asnjë informacion në lidhje me preferencën e “gardianit” nigerian sa u përket partive politike në Shqipëri. Te kolona që përkon me sigurinë e hedhjes së votës për PS-në, del se ish-trajneri i Tiranës nuk është i sigurt si votues i këtij subjekti politik, por vijon të mos ketë të informacion sa u përket preferencave të tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *