• Sat. Nov 27th, 2021

AL2

…është media jote

Basha: Fitore për popullin shqiptar, fitore për Aleancën për Ndryshim

Byadmin

Apr 25, 2021

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka dalë sot për herë të parë në një komunikim për mediat pas mbylljes së procesit të votimit.

Teksa mbështetësit e prisnin me duartrokitje dhe ovacione në kor me thirrjen; “Rama ka mbaruar punë”, Basha tha se fitorja ishte e qartë për popullin shqiptar.

“Faleminderit të gjithë qytetarëve shqiptarë që zgjodhën ndryshimin. Kjo është një fitore e qartë për popullin shqiptar, Për Aleancën për Ndryshim”.

“Vullneti i popullit është në kutitë e votimit. Kam besim të plotë se numëruesit dhe komisionarët do ta mbyllin me sukses këtë proces. Siç kam edhe në fushatë, në fund të këtij procesi Shqipëria fiton.”, -tha Basha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *