• Thu. Dec 2nd, 2021

AL2

…është media jote

Andi Lila publikon pamjet prekëse të tre kampioneve kavajas: A do ta lemë të vdesë stadiumi BESA?

Byadmin

Apr 24, 2021

Një nga shkollat më të njohura të futbollit shqiptar, ajo e Kavajës, vuan sot më shumë se kurrë investimin në infrastrukturë, ndaj dhe “Besa” ka marrë shtëpi me “qira” në Luz për ndeshjet si pritëse.

Sa e sa herë është premtuar rindërtimi apo rikonstruksioni i këtij stadiumi, nga ku kanë dalë emra të mëdhenj si Vogli, Karriqi, Telaku, Teliti, Bajaziti, Agron Kariqi, Rraklli, Lila, Cikalleshi e të tjerë…

Keto pamje tregon gjendjen e mjerueshme të stadiumit “Besa”, por të paktën kavajasit nuk e lënë të shkojë kot dhe ua kanë dhënë deleve kënaqësinë të shijojnë fushën e gjelbër.

Stadiumi i Kavajës, tani talentin në fushë e tregojnë… delet - Gazeta Si

Së fundmi ka reaguar edhe Andli Lila, një ndër talentet më të mëdhenj të shkollës kavajase të futbollit dhe ekipit Kombëtar.

Sot në rolin e Koordinatorit Kombëtar për Sportin pranë Partisë Demokratike, Lila bën apel të fortë lidhur me gjendjen aktuale të futbollit e aq më tepër tempullit të futbollit kavajs, atë të Stadiumit Olimpik të Besës.

Me anë të një video, Lila paraqet gjendjen të mjerueshme të stadiumit të Besës dhe reagimet e tre gjeneratave të ndryshme të futbollit të Kavajës që me lot në sy kërkojnë mbështetje e shtetit që të vihet dorë në këtë pasuri kombëtare siç e quajnë ato.

Ndër të tjera, Andi Lila zotohet se nëse Partia Demokratike fiton zgjedhjet, ai do lobojë fuqishëm që kryeministri i ardhshëm Lulzim Basha të ndërhyjë në këtë pasuri të qytetit të Kavajës.

Te dashur miq.

Në veçanti ju bashkëqytetarët e mi Kavajas, ju tifozët e Besës, e skuadrës së futbollit që është krenaria jonë. Ju lutem shikojeni me vëmëndje këtë video. Janë tre personazhe të shquar të futbollit Kavajas që jo vetëm Kavaja por e gjithë Shqipëria i njeh. Unë personalisht jam tronditur kur e pashë. Si çdo njeri në jetë edhe unë kam qarë nga gëzimi dhe nga dhimbja por kurrë nuk i kisha provuar lotët e trishtimit. Kam shkruar edhe unë për gjendjen e mjerueshme ku neglizhenca lokale e qeveritare e ka katandisur stadiumin BESA. Por shikoni si e përjetojnë gjëndjen e stadiumit BESA tre futbollistë të tre gjeneratave të ndryshme. E trishtueshme deri në dhimbje, revoltuese deri në çmenduri kjo video. Unë dhe gjeneratat e reja jemi rritur, edukuar dhe mesuar me to.

Namir Telaku që i thonin buldozer për shkak të forcës fizike te jashtëzakonshme që trembte kundërshtarët.
Lotët e këtyre legjendave të futbollit Kavajas janë një shuplakë e fortë për tellallët politikë që si përfaqësues të sportit për 8 vite në çdo studio televizive si të ishin magnetofonë nuk dine të thonë asgjë tjetër veç tre stadiume apo t’ju bëjnë lajka mashtrimeve me projekte 3D të Qeverisë .

Sot nuk ka Shqiptar që t’ju besoj më këtyre mashtrimeve.

Sot ju drejtoj një thirrje publike dy miqve te mi  të vjeter, ata që të fundit kanë provuar emocionet e atij stadiumi dhe nga ky stadium kanë marrë një pjesë të mirë të emrit që kanë sot në futboll, Altin Rraklli e Sokol Cikalleshi: A do ta lemë të vdesë Stadiumin BESA ?

Këtë apel publik ja bëj sot çdo futbollisti që në atë stadium ka derdhur djersë e gjak: A do ta lemë stadiumin BESA që të vdesë?

Këtë apel po ja drejtoj sot biznesmenëve Kavajas e sportdashësve Kavajas, atyre që në këtë stadium kanë marrë emocione të mëdha: A do ta lemë të vdesë stadiumi BESA ?

Unë personalisht që nga data 26 Prill do të loboj fuqishëm tek Kryeministri z.Lulzim Basha që qeveria të japë ndihmën e saj maksimale që stadiumit Olimpik BESA ti kthehet shkëlqimi i dikurshëm.

Të gjithë sëbashku të bëjmë më të mirën që shtëpia jonë e përbashket mos te zhduket.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *