• Thu. Dec 2nd, 2021

AL2

…është media jote

Po Monica ç’ka për të thënë? Lorik Cana prezanton me mall ish të dashurën (FOTO)

Byadmin

Apr 23, 2021

Lorik Cana mes siguri ka bërë për ujë të ftohtë bashkëshorten e tij mbrëmjen e sotme. Si fillim ai ndau në Instagram disa fjalë shumë të ndjera për një ish-partnere të tij. Loriku shprehet se sot kishte parë ish-in pas 10 vitesh dhe se aty kishte kuptuar se e kishte marrë malli.

“Dua të ndaj diçka speciale me ju sot. Pashë ish-in tim pas më shumë se 10 vitesh. E di sa e vështirë është ta them, mbase edhe e gabuar, por shumë kujtime dhe pasion më kthyen pas në kohë. Ajo është akoma shumë tërheqëse dhe një bukuroshe e vërtetë. Madje ka akoma një tatuazh me emrin tim. Shpresoj të të shoh një ditë. Më mungon”, shkroi Loriku në postimin e tij.

Dhe më pas vendosi që ish të dashurën e tij bukuroshe ta prezantonte me gjithë publikun. Ndërkohë që të gjithë pritëm me zemër të ngrirë ta shikonim se për kë bëhej fjalë, ai publikoi thjesht videon e makinës së tij të vjetër.

E gjithë kjo ishte një rreng nga Loriku, që ne nuk e dimë si do e ketë pritur Monica. Nëse nuk ka qenë në dijeni të gjithë kësaj me siguri Loriku do e ketë “pësuar keq”.

Ndërkohë kujtojmë se në janar të 2020-s ish-Kapiteni i Kombëtares Shqiptare u bë baba për herë të dytë.

Monica solli në jetë fëmijën e dytë të çiftit, një vogëlushe që e pagëzuan me emrin Enkeleida.

Ata kanë edhe një djalë të quajtur Boiken, që nuk e kanë prezantuar ende me publikun, njësoj si të voglën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *