• Wed. Dec 1st, 2021

AL2

…është media jote

Andi Lila flet për reagimet dhe agjërimin e futbollistëve: I penduar? Asnjëherë!

Byadmin

Apr 23, 2021

Ish futbollisti Andi Lila këtë të enjte ishte i pranishëm në programin “Abc e Pasdites” me moderatorin Ermal Peçi. Ai ndau për të gjithë ndjekësit se kjo kohë ishte intensive për të për shkak të përfshirjes në politikë. 

Për të, rastisi që fushata të përkiste me muajin e shenjtë të Ramazanit, por që nuk e ndaloi aspak që të agjëronte dhe të bënte vepra bamirësie. Ermali e pyet se sa është e vështirë të agjërosh si sportist.

“Unë nuk e kam problem, mbaj agjërim prej shumë vitesh.  Edhe kur kam qenë në aktivitet, ndonjëherë vetëm kur kisha ndeshjet që nuk mund të agjëroja. Për një sportist elitar që bën dy herë në ditë stërvitje, nuk mund të pish ujë, nuk ushqehesh, agjërimi me të vërtetë është i vështirë. Jo vetëm unë, por të gjithë futbollistët, të gjithë myslimanet mezi presin këtë muaj kaq të madh”.

Andi edhe në publik është ulur në sexhde për Allahun për ta falenderuar në momente fitoresh. Njëjtë ka ndodhur gjatë një ndeshje në Greqi, ku ai në mes të fushës e falenderon Zotin. 

 “Ishte episode I dyfishtë sepse pasi shënova golin, bëra edhe shqiponjën, po bëra edhe sexhde.  Nuk ishte problemi që unë u ula dhe u fala, po I shqiponjës në atë kohë”, tregoi në intervistën në ‘Abc e Pasdites’.

A është penduar Andi pas presionit që pati në atë kohë? “Kurrën e kurrës. Unë jam krenar për gjërat që kam bërë për të rritur emrin e vendit tim në arenën ndërkombëtare”, u shpreh ai. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *