• Thu. Dec 2nd, 2021

AL2

…është media jote

Ardian Ismajli fut në ‘kurth’ sulmuesit e Interit, ja si u vlerësua nga mediat italiane

Byadmin

Apr 22, 2021

Si gjithmonë tani është një nga pikat fikse në formacionin titullar të trajnerit Vinçenco Italiano te Specia.

Dhe në të shumtën e rasteve Ardian Ismajli arrin të përmbushë pritshmëritë. Ashtu si dje, kur përpara kishte dy kolosë të Serisë A, si Lautaro dhe Lukaku.

Arriti t’i përballonte të dy më së miri deri në fragmentet e fundit të pjesës së dytë, kur lëshoi disi dhe po të mos kishte qenë për pozicionet jashtë loje të akorduara nga kryesori Kifi, sfida mund të kishte përfunduar me një tjetër rezultat.

FOTO/ Ndali Lukakun dhe Lautaro Martinez, ja me çfarë note vlerësohet Ardian  Ismajli

Ja notat e disa prej mediave:

“calciomercato.it” 5 – I saktë dhe i përpiktë deri te dhuratat për Lukakun dhe Lautaron, të pashfrytëzuara nga të dy.

“tuttomercatoweb.com” 6 – U përpoq të mos i jepte shumë pika referimi Lautaros, meqenëse argjentinasi u mundua ta largonte nga zona. Gaboi dy herë në pak kohë, në njërin rast i duhet të falënderojë Provedelin.

Hipnotizoi” sulmin e Interit, mësoni vlerësimet e mediave italiane për  Ardian Ismajlin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *