• Wed. Dec 1st, 2021

AL2

…është media jote

Xhani De Biazi: Qeveria më ka lënë patronazhist? Mos të lodhen, këtë herë mbështes Andi Lilën!

Byadmin

Apr 21, 2021

Kohë të çuditshme për Xhani de Biazin. Pasi i kërkuan të rikthejë pasaportën diplomatike pak javë më parë, trajneri italian që udhëhoqi Kombëtaren shqiptare drejt kualifikimit në Euro 2016 paska qenë në “survejim”.

Po, po, pikërisht ai Xhani De Biazi e paska pasur një patronazhist nga PS-ja që raportonte në parti rreth ish-trajnerit kuqezi dhe ajo çka e trazon më shumë situatën është se patronazhisti i Xhani De Biazit quhet Alban Hoxha.

Ta saktësojmë që në fillim: nuk ka asnjë të dhënë që konfirmon se kemi të bëjmë me portierin e Partizanit dhe të Kombëtares shqiptare.

I doli emri i patronazhistit, De Biasi: Pra edhe u - Syri | Lajmi i fundit

Në listën që po qarkullon tashmë prej ditësh dhe që është shndërruar në një debat kombëtar, figurojnë dhjetëra persona me të njëjtin emër dhe mbiemër me atë të portierit të Partizanit.

Por lidhur me këtë ka reagur edhe Xhani De Biazi i cili mes të tjerash deklaron:

“Nuk e kuptoj aspak këtë çështjen e pantronazhimit nga njerëzit pranë qeverisë. Përse duhet të më ‘survejojnë’ mua dhe të nxjerrin të dhënat e mia. Kjo nuk është aspak logjike”, tha fillimisht ai.

Portieri Alban Hoxha, bashkëjetuesi i Çiljeta Xhilagës është “patronazhist”  i trajnerit De Biasi

“Unë jam i impresionuar nga angazhimi i njërit nga më të shquarëve të epokës sime tek kuqezinjtë. I them bravo Andi Lilës, ai padyshim ka mbështetjen time”, shtoi ai.

“Kohët e fundit mora vesh anagazhimin e djemve të Kombëtares që kërkojnë me ngulm ndryshimin”, tha mes të tjerash tekniku italian.

Ish-heroi i Kombëtares që shkruajti historinë me kuqezinjtë ka një apel për të gjithë ‘atdhetarët’ e tij:

“Sportisë, ish-sportistë, tifoza anëmbanë vendit bashkohuni me këta djem, le ti mbështesim ato. Siç futën në histori Kombëtaren në arenën Europiane ashtu ti mbështesim më tepër se kurrë për ndryshimin dhe jo vetëm në sport”.

“Këtë mbështetje tregojeni me pjesëmarrje masive në zgjedhje. Votoni si asnjëherë më parë. Votoni golin nr.9”, mbyll prononcimin e tij De Biazi.

De Biazi, sms lojtarëve, Lila: Nuk më vjen turp të qaj - Sport

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *