• Wed. Dec 1st, 2021

AL2

…është media jote

Myrto Uzuni i papërmbajtshëm! Sulmuesi Kombëtares realizon dopietë (VIDEO)

Byadmin

Apr 21, 2021

Myrto Uzuni është duke kaluar një moment fantastik me skuadrën e Ferencvaroshit në Hungari. Sulmuesi shqiptar, arriti të realizonte dopietë në sfidën e sotme ndaj Ujpestit në kampionat, duke u ngjitur në kuotën e 12 golave.

Beratasi realizoi golin e avantazhit në minutën e 12-të në sfidën. Pas një harkimi nga e majta, 25-vjeçari ia gjeti mjaft bukur kohën topit, duke e dërguar në rrjetë. 

Image

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 2-0 në favor të Ferencvaroshit teksa golin e dytë e realizoi Nguent.

Sulmuesi shqiptar nuk u mjaftua me 1 gol, teksa në të 77-ten, realizoi nga pika e bardhë e penalltisë, duke vulosur triumfin 3-0.

Image

Me këtë dopietë, Uzuni u ngjit në vendin e 3-të në klasifikimin e përgjithshëm të golashënuesve në Ligën hungareze të futbollit.

Lista e golashënuesve kryesohet nga Hahn i Paksit me 18 gola, 6 më shumë se sulmuesi shqiptar, kur kanë ngelur edhe 3 ndeshje nga fundi i kampionatit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *