• Mon. Nov 22nd, 2021

AL2

…është media jote

Andi Lila takim me të rinjtë në Tiranë: Duke votuar nr. 9, votoni për ndryshimin e madh!

Byadmin

Apr 19, 2021

Partia Demokratike ka një ndër prioritetet e programit të saj sportin për qeverisjen e ardhshme.

Për këtë arsye kryedemokrati Lulzim Basha i ka besuar një detyrë të veçantë futbollistit të kombëtares Andi Lila.

Me të marrë detyrën e Koordinatorit Kombëtar të Sportit të Partisë Demokratike, ai nisi turin e takimeve në të gjithë Shqipërinë me sportistë dhe ish-sportistë nepër qytetet e vendit.

Takimi i radhës u zhvillua në Tiranë tek njësia numër 7 me simpatizant të sportit ku shoqërohej edhe nga aktori Julian Deda dhe kandidati për deputet Alfred Rushaj.

“PD dhe njerëzit e saj, do te mendojnë jo si politikanë se politikanët mendojnë për zgjedhjet e rradhës, por si burrështetas që mendojnë për gjeneratat e ardhshme”,-tha Lila.

Ish-ylli i Kombëtares, Andi Lila, tha se PD do të investojë në fushën e sporteve, me projekte konkrete e serioze, dhe jo me mashtrime të tipit, Shkumbini Channel.

“Sporti është diçka shumë e madhe për të rinjtë tanë, që mbi të gjitha i largon edhe nga veset. Padiskutim infrastruktura është prioriteti jonë. Padyshim ne nuk do bëjmë premtime si në 2013-ën, që thanë do bëjmë Shkumbini Channel, do bëjmë akademi, do bëjmë binjakëzim me Lacion… ndërkohë që Shkumbinin e mori lumi, shkoi në det, me keqardhjen më të madhe padiskutim, por ishin përralla me mbret…për Sopotin dhe Librazhdin do bënim binjakëzim me Barjan Mynih-it, këto janë çmendurira. Ne padiksutim duhet të vëmë themele të fuqishme dhe themele të forta për sportin në Shqipëri.

Në fund të takimit u zhvillua edhe një ndeshje futbolli ku morën pjesë të praishmit.

Të rinjtë dhe të pranishmit e tjerë premtuan se atë mbështetje do e kthejnë në votë me 25 Prill për Partinë Demokratike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *