• Thu. Dec 2nd, 2021

AL2

…është media jote

Teuta merr hak ndaj Skënderbeut, Laçi nuk falë përball Bylis

Byadmin

Apr 18, 2021

Teuta ruajti kreun e Kategorisë Superiore edhe pas javës së 28-të. Durrsakët u “hakmorrën” ndaj Skënderbeut për eliminimin nga Kupa e Shqipërisë duke triumfuar minimalisht 0-1 në Korçë dhe duke ndalur ecurinë positive të korçarëve në kampionat. Mjaftoi një gol i Dejvi Bregut në fundin e pjesës së parë me penallti për t’i dhënë tre pikët e radhës skuadrës së Edi Martinit që regjistroi fitoren e 3-të rresht në kampionat dhe u ngjit në kuotën e 52 pikëve teksa kryeson Superioren me 2 pikë më shumë se Vllaznia dhe Partizani. Në pjesën e dytë skuadra e Memellit iu afrua shumë barazimit por fati nuk ishte me korçarët pasi një goditje standarte e Uerdi Marës u ndal nga shtylla. Ruajti ritmin e kryesueseve edhe Laçi që u rikthye te fitorja pasi mposhti 2-1 Bylisin në Kurbin.  Për skuadrën e Shpëtim Duros realizuan Deliu dhe Ndrecaj ndërkohë që në fund për ballshiotët ngushtoi shifrat Edison Ndreca me 11-metërsh.

Ndërkohë në krahun tjetër Laçi ka mposhtur Bylisin me shifrat 2-1. Mallakastriotët nuk kanë shfrytëzuar atë asist të djeshëm nga Partizani, për t’ju afruar edhe më shumë Kastriotit në renditje. Kurbinasit zgjidhën ndeshjen në vetëm dy minuta. Në minutën e 54 Deliu zhbllokon rezultatin, ndërsa vetëm dy minuta më vonë Prenga shënon golin e fitores.

Bylisi kundërpërgjigjet shumë vonë. Penalltia e konvertuar në gol nga Ndreca në sekondat e fundit nuk mjafton për të dalë me pikë nga ky takim.

Ekipi i Shpëtim Duros mban kështu hapin e pretendentëve, duke qendruar në vendin e 4-t, me vetëm 4 pikë larg Teutës kryesuese.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *