• Fri. Dec 3rd, 2021

AL2

…është media jote

Juventus lamtumirë titullit! Atalanta e mposht dhe tashmë rrezikon edhe Championsin (VIDEO)

Byadmin

Apr 18, 2021

Juventusi lan duart me titullin e 10-të kampion radhazi në Itali dhe tashmë rrezikon edhe zonën Champions. Bardhezinjtë u mposhtën minimalisht 1-0 nga Atalanta në Bergamo duke zbritur në vendin e 4-t dhe duke vendosur në rrezik edhe pjesëmarrjen në Champions League për sezonin e ardhshëm.

Pa Cristiano Ronaldon i cili nuk ishte as në stol për shkak të një problemi fizik, Juventusi e kishte të vështirë të merrte maksimumin përballë Atalantës edhe pse mundësitë bardhezinjtë i patën me Moratën dhe Dybalan.

Golin e fitores për skuadrën e Gasperinit e shënoi Malinovsky, 4 minuta para fundit të kohës së rregullt, me një goditje nga distanca i ndihmuar edhe nga devijimi i pafat i Alex Sandros.

Me këtë fitore Atalanta parakaloi pikërisht Juventusin në renditje duke u ngjitur në kuotën e 64 pikëve, 2 më pak se Milani i vendit të dytë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *