• Thu. Dec 2nd, 2021

AL2

…është media jote

Andi Lila pritet me duartrokitje në Korçë: Sporti do ndryshim ashtu siç e do krejt vendi!

Byadmin

Apr 18, 2021

Në rolin e Koordinatorit Kombëtar për Sportin të Partisë Demokratike, Andi Lila ka nisur një tur takimesh në të gjithë Shqipërinë për tu takuar me sportisë, ish-sportistë dhe dashamirës të sportit.

Ndalesa e radhës ishte në qytetin e Korçës. E ardhmja e sportit ishte objektivi kryesor i bashkëbisedimit të ish-futbollistit të Kombltares me sportistë dhe ikona të këtij qyteti.

Në këtë takim ai shoqërohej nga kandidati për deputet Ervin Salianji i cili u kërkoi të pranishmëve që të votojnë PD-në në zgjedhjet e 25 Prillit që të nisin një epokë të re për vendin.

Lila garantoi se qeveria “Basha” do të të mbështesë maksimalisht zhvillimin e sportit me projekte konkrete.

Ai shprehu bindjen se e ardhmja e sportit në Korçë do të jetë shumë më e mirë në vitet e ardhshme.

Lila ka siguruar sportistët se me PD do të jenë në qendër të vëmendjes dhe qeveria e ardhshme do u zgjidhë problemet:

“Zotohem këtu para të gjithëve dhe do ta them këtë fjali gjithandej , sporti nuk është për politikë , nuk është për premtime elektorale . Sporti do ndryshim , por ama në qoftë se sporti do të vazhdoj me këto ritme do të kthehet në boomerang . Unë këtë kam diskutuar edhe me kryetarin Basha”.

Korça për pozicionin që ka do të ofrojë edhe alternativa të tjera në sporte që mbase ne shqiptarët kemi qenë pak mbrapa ose jo shumë familjar.

Në përfundim të bashkëbisedimit, Andi Lila dhuroi fanelat e Kombëtares të pranishmëve në shenjë simbolike me numrin 9 që përkon me atë të partisë Demokratike në fletën e votimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *