• Thu. Nov 25th, 2021

AL2

…është media jote

Andi Lila takim në Krujë dhe Fushë-Krujë: Qeveria i ka lënë në harresë të rinjtë që merren me sport!

Byadmin

Apr 17, 2021

Koordinatori Kombëtra për Sportin i PD-së, Andi Lila zhvilloi një takim me sportist, ish-sportistë e dashamirës të sportit me qytetarë të Krujës dhe Fushë-Krujës.

Në këtë takim e shoqëronte edhe kandidatja për deputete e qarkut Durrës, Andia Ulliri.

Gjatë fjalës së tij, ish-ylli i Kombëtares theksoi se pas fitores së Partisë Demokratike më 25 Prill do të shoqërohen me vëmendjen e veçantë që do t’i kushtohet zhvillimit të sportit.

Të pranishmit u ankuan për mos invetimin në këtë zonë në lidhje me sportin ndërsa Lila u premtoi se gjatë qeverisë Basha, kjo panoramë do të ndryshojë plotësisht.

Ai tha se qeveria aktuale në ikje krenohet me 3 stadiumet e bëra në 8 vite por ai nuk përmend edhe ato që kanë degraduar plotësisht duke nisur nga ky i Krujës e cila e detyron ekipin e Kastriotit ti luaj ndeshjet jashtë shtëpie.

Andi Lila mori mbështetjen e këtij komuniteti për masivizimin e sportit përmes projektit ndryshe të krijimit të këndeve për sport tek të rinjtë.

Sportistët shprehën mendimet e tyre për rritjen sportit duke theksuar mungesën e ambienteve dhe investimeve lehtësisht të realizueshme për këndet sportive.

Në këtë takim Lila ka shpalosur edhe vizionin e PD-së për zhvillimin e sportit me anë të programit ‘ProSport’ në Krujë dhe Fushë-Krujë me synim aktivizimin në mënyrë masive të të rinjve në të gjitha llojet e sportit.

 Ish-ylli Kombëtares tha se PD ka gjithashtu një platformë të veçantë për njerëzit me aftësi të kufizuar, me paketë speciale të edukimit fizik të tyre.

Andi Lila i ka ftuar sportistët që të votojnë në këto zgjedhje modelin e besueshëm, numrin 9 në fletën e votimit që konsiston votë për të ardhmen e tyre pavarësisht se mund të dëgjoni premtime të llojeve të ndryshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *