• Thu. Dec 2nd, 2021

AL2

…është media jote

Nga Shkumbini si Milani tek binjakëzimi me Lacion, kur Alfred Peza përralliste gjepura në fushatën e 2013-ës (VIDEO)

Byadmin

Apr 16, 2021

Si në çdo fushatë elektorale kandidatët për deputet bëjnë premtimet e tyre për të bindur qytetarët e vendit të tyre për të marrë votat.

Në fushatën e viti 2013-të një nga premtimet që bëri shumë bujë ishte ai i Alfred Pezës në Peqin.

Afërsisht 8 vite më parë, në atë kohë kandidat për deputet Alfred Peza, premtonte veç të tjerave një platformë sportive për skuadrën e Shkumbinit në Peqin.

Peza në praninë e Edi Ramës që në atë periudhë ka qenë në opozitë, kishte si prioritetin e tij kryesor sportin.

Ai premtoi se programi i tij për sportin është i ndarë në 5-pika, ku spikaste stadiumi i ri i Peqnit, ndërtimi i akademisë së futbollit, televizioni “Shkumbini Channel” sipas modeleve “Milan Channel” apo “Inter Channel, si dhe binjakëzimi me skuadrën e Lazios, kompleks të ri stërvitor apo Akademia Shkumbini.  Asgjë nga sa më sipër nuk është bërë.

Tashmë kanë kaluar 8-vite nga ky premtim, i cili është një nga më qesharakët që është bërë ndonjëherë.

Kjo për faktin se në Peqin në sport nuk është bërë asgjë, përveçse ka shkuar më keq pasi Shkumbini nga Kategoria Superiore që ishte në atë periudhë, tashmë renditet në kategorinë inferiore.

Video është hedhur sërish në qarkullim për të prodhuar shumë ilaritet.

Tani që mandati i PS po përfundon, video ka rinisur edhe një herë tjetër xhiron e internetit për t’u komentuar shumë dhe prodhuar të qeshura.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *