• Thu. Dec 2nd, 2021

AL2

…është media jote

Andi Lila mbështetje masive në Kukës: Së bashku do të sjellim ndryshimin edhe për sportin!

Byadmin

Apr 16, 2021

Andi Lila tashm është angazhuar fuqimisht me Partinë Demokratike.

Lulzim Basha, i ka besuar një detyrë të veçantë dhe të rëndësishme ish-futbollistit të Kombëtares. Ai do të jetë Koordinator Kombëtar i Partisë Demokratike për sportet.

Partia Demokratike angazhohet që do të jetë në krah të sportit dhe sportistëve shqiptar me mbështetje konkrete, ndryshe nga Rama që kur sporti arrin suksese, nxiton të dalë si protagonist nëpër foto dhe kur sporti i bën kërkesa të domosdoshme, e shpall ‘armik’.

Andi Lila gjithashtu, në përfundim të takimit tregoi që sporti do të mbështetet më shumë se kurrë në këto 30 vite pluralizëm duke u investuar në drejtimet e duhura për t’u zhvilluar.

Në çeljen e fushatës së Partisë Demokratike, ish-futbollisti i Kombëtares Shqiptare, u bëri thirrje shqiptarëve që të bashkohen për ndryshimin e madh dhe për të plotësuar të gjitha mangësitë e sportistëve, veçanërisht Ministrinë e Sportit.

Në vazhdën e takimeve në të gjitha qytetet e Shqipërisë për të takuar çdo sportis, ish-sportist apo dashamirës të sportit, ndalesa e radhës ishte në qytetin e Kukësit.

Sporti në Shqiëri është me të vërtetë për të ardhur keq. Deri dje federatat kishin fond sa për të mbajtur frymën gjallë, ndërkohë që fondi ka ardhur gjithmonë duke u zvogëluar.

Ajo që është më e turpshmja është që nuk ka as ministri. Nuk funksionon asgjë. Është e para herë në Shqipëri që nuk ka një drejtori sporti, pra nuk ka njerëz përgjegjës që të merren me këtë problem.

Padyshim që, sporti, njësoj si kultura, njësoj si arsimi, njësoj si shëndetësia është një fushë ku ajo që investon sot, nuk kthehet në fryt që nesër, por ajo që nuk investon sot kthehet në një pasojë negative, e cila shkon duke u thelluar që nesër.

Gjatë bashkëbisedimit me të pranishmit Andi Lila u bëri thirrje atyre që atë mbështetje ta kthejnë në vot[ me 25 Prill për Partinë Demokratike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *