• Sat. Nov 27th, 2021

AL2

…është media jote

Pritje e ngrohtë për Andi Lilën në Përmet: Të rinjtë votojnë ndryshimin!

Byadmin

Apr 15, 2021

Që kur u zgjodh Koordinator Kombëtar për Sportin nga kredemokrati Lulzim Basha, Andi Lila bashkë me ekipin e tij u zotuar se do takonte çdo sportisë, ish-sportistë apo dashamirës të sportit në të gjithë qytetet e Shqipërisë.

Pas takimeve të shumta, në qytete ku qeveria nuk ka bërë asgjë jo vetëm për sportin por as për komunitetin, ish-ylli i Kombëtares u ndal në qytetin e Përmetit.

Shqipëria është vendi që i kushton sportit vëmendjen më të pakët krahasuar me gjithë rajonin.

Bëhet fjalë për mbështetjen financiare ku pa një mbështetje financiare serioze, nuk mund të ketë sport elitar.

Parë në këtë këndvështrim, mjafton të bëjmë një krahasim me vendet fqinje. Aq sa është buxheti i sportit në tërësi për Shqipërinë, në Kosovë është buxheti i vetëm një federate.

Në Shqipëri mungon ligji për sponsorizimet, një ligj i domosdoshëm dhe aq i rëndësishëm.

Kosova e përfundoi me sukses hartimin dhe implementimin e tij para dy vitesh dhe sot 30% e tatimit mbi fitimin shkon për të mbështetur sportin dhe artin.

Ligji për sponsorizimet e bën edhe formalizimin tatimor të sporteve, e kjo mandej e nxjerr përfundimisht sportin nga informaliteti.

Dhe të mos harrojmë se janë të paktën 20 mijë sportistë të aktivizuar e fedruar në federatat tona sportive.

Do të thotë se ekipet sportive në tërësi kanë një mbështetje të gjerë, ndërsa te ne, përveç futbollit, të gjitha sportet e tjera kanë vështirësi në infrastrukturë, në financa dhe mungesë projektesh konkrete zhvillimore.

Gjatë bisedimit me të rinjtë Lila u premtoi atyre që çdo qytet do ketë infrastukturë sportive që asnjë fëmije po të riu ti mungoi kjo gjë.

Takimi iu bashkua edhe legjena e futbollit përmetar Vangjush Angjeli i cili u shpreh mjaft i emocionuar teksa bisedonte rreth futbollit me Lilën.

Të flasësh për futbollin e futbollistët përmetarë është kënaqësi e njëherësh një detyrim falënderimi. Po, faleminderit atyre që na falën kënaqësi e dhuruan emocione të papara në fushën e blertë të stadiumit të qytetit të tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *