• Sun. Dec 5th, 2021

AL2

…është media jote

Vllaznia-Skënderbeu finalja e Kupës së Shqipërisë

Byadmin

Apr 14, 2021

Vllaznia-Skënderbeu, trofeu i Kupës së Shqipërisë për edicionin 2020-2021 do të dorëzohet në aksin Shkodër-Korçë. Skuadra e Migen Memellit konfirmoi momentin pozitiv që po kalon duke bërë surprizën e madhe në fazën gjysmëfinale të Kupës teksa arriti të eliminonte kryesuesit e kampionatit Teutën. Skënderbeu fitoi 2-0 brenda në Niko Dovana me golat e Jorgo Meksit me penallti pas vetëm 2 minutash dhe Elvi Berishës pak para fundit të pjesës së parë, me këtë të fundit që pasi shënoi bëri gafën e madhe duke hequr fanellën dhe la të tijët me një lojtar më pak në fushë për më shumë se 45 minuta. Megjithatë korçarët e menaxhuan mirë epërsinë në fraksionin e dytë duke kapur finalen e Kupës për herë të dytë në 4 vite.

Ndërkohë Vllaznia iu fal një goli të Ardit Hoxhajt në Shkodër për të mposhtur 1-0 Laçin në Loro Boriçi dhe për t’u rikthyer në finale e këtij kompeticioni pas plot 11 vitesh. Da Silva humbi një rast të artë  me portën e boshatisur për t’i çuar shifrat në 2-0 që në pjesën e parë, por pavarsisht kësaj Laçi shfaqi pak nga repertori i tij më i mirë dhe pavarsisht se është një ekip ekspert në Kupë u eliminua nga shkodranët pasi u mposht minimalisht, ndërkohë që ndeshja në Shkodër u mbyll mes tensionit, me Obanor që u ndëshkua edhe me karton të kuq.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *