• Thu. Nov 25th, 2021

AL2

…është media jote

Teuta 0-2 Skënderbeu/ Martini: Jorgji e bëri baltë! Memelli: Krenar për këta djem!

Byadmin

Apr 14, 2021

Migen Memelli e paralajmëroi në intervistat e tij para ndeshjes në Supersport se Skënderbeu do të bënte maksimumin për të kapur finalen e Kupës dhe korçarët ja arritën qëllimit. Trajneri i korçarëve, në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport, pa kualifikimit në finale deklaroi:

“Suksesi u takon vetëm lojtarëve . E prisja këtë paraqitje, kemi luajtur mirë javët e fundit. Lojtarët kanë besim se me këtë lojë mund të fitojmë ndeshje. Lojtarët ishin të shkëlqyer në mbrojtje dhe sulm, edhe pse u bë e vështirë pasi doli Berisha me të kuq. Gjithsesi jam krenar për lojtarët, e menaxhuam rezultatin për shumë minuta. Një gol i fuste në lojë dhe krijonte panik te ne. Jam krenar për çunat, për qytetin. I dhamë bonus të madh skuadrës, qytetit dhe tifozëve”.

“Tani sapo u thashë lojtarëve që kanë luajtur mirë dhe kaq. Për tre ditë kemi akoma ndeshje më të rëndësishme. Finalja i lartëson lojtarët, por është një ndeshje 50 me 50. Duhet të fokusohemi te kampionati dhe të luajmë kështu, në mënyrë që të shpëtojmë sezonin”.

“Mara na rrit nivelin e lojës, e menaxhon mirë lojën në mesfushë dhe jep pasin e fundit. Kemi edhe lojtarë shumë cilësorë, që edhe në katërshen e parë të Superiores do donin t’i kishin. Jam i lumtur për lojtarët, që bënë maksimumin edhe për vete. Të shohim nga kampionati, por kam besim edhe mund ta fitojmë Kupën”.

“Nuk ka diferenca, Laçi e Partizani dolën jashtë nga Kupa, edhe Tirana. Është një Kupë me një takim dhe këtu kanë pasur pak avantazh skuadrat vendase. Fakti që fituam me Teutën është një tregues që nuk ka diferenca mes skuadrave”.

I zhgënjyer trajneri i Teutës Edi Martini për elimininim nga Kupa e Shqipërisë, me trajnerin shkodran të durrsakëve që akuzoi edhe gjyqtarin Enea Jorgji që sipas tij ndikoi në rezultat. Në Gol pas Goli Edi Martini e analizoi kështu sfidën.

“U dënuam që në fillim, nga një penallti, e cila për mendimin tim, ishte e njëjtë me atë që kemi pësuar vjet në Shkodër nga i njëjti arbitër. Ishim shumë nervozë dhe kjo mendojnë se ishte arsyeja e kësaj humbje. Shpreson që ndeshjen tjetër në kampionat të mos kemi Jorgjin arbitër dhe të mos jemi nevrikë siç ishim sot”.

“Do e shikojmë ndeshjen me qetësi. Çdo ndeshje që kemi bërë keq, na ka dhënë një mësim të mirë. Tani duhet të shikojmë përpara. Në pjesën e dytë filluam të luanim 2-4-4, pasi mbrojtësit e krahëve i kemi të mirë në sulm. Kur humb qetësia mendoj se humb edhe qartësia përpara portës. Ishte nervozizëm pas penalltisë në fillim dhe kartonëve të verdhë. Bërryli karshi Krasniqit ishte më i egër se sa penalltia që iu dha Skënderbeut”, tha Martini.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *