• Thu. Nov 25th, 2021

AL2

…është media jote

Skandaloze në Shkodër! Obanor godet në stilin ‘Kung-Fu’ Markun në fund të ndeshjes (VIDEO)

Byadmin

Apr 14, 2021

Ndeshja mes Vllaznisë dhe Laçit nuk ka përfunduar në mënyrën më të mirë të mundshme. Pas vërshëllimës së trefishtë të arbitrit, Obanor ka shkuar duke goditur Markun me stilin “Kung-Fu” për ta rrëzuar futbollin shkodran në tokë.

Menjëherë arbitri shkoi për ta ndëshkuar lojtarin e Laçit me kartonin e kuq ndërsa kaosi përfshiu stadiumin pas kualifikimit në finale të Vllaznisë.

Por përse ndodhi e gjitha kjo? Sipas asaj që raportohet në “Supersport”, stafi i ekipit të Laçit pretendon se Marku ka ofenduar Obanor në baza raciste dhe kjo ishte arsyeja që e detyroi të nxirrte shkelmin.

 Al2 Media ka arritur të sigurojë një foto ekskluzive, ku shihen në trupin e Markut, shenjat e takave pas goditjes së Obanor. Mbrojtësi i skuadrës kurbinase, rrezikon një dënim shembullor nga Komisioni i Disiplinës, pas këtij veprimi të shëmtuar antisportiv.

No photo description available.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *