• Fri. Dec 3rd, 2021

AL2

…është media jote

Obanor tha se e kishte fyer, Marku i kundërpërgjigjet: Ja si qëndron e vërteta!

Byadmin

Apr 14, 2021

Mbrojtësi i Laçit, Erhun Obanor, ka reaguar pas gjestit të shëmtuar në fundin e ndeshjes ndaj Vllaznisë, ku goditi me shkelm në stil “kung fu”, futbollistin e skuadrës shkodrane Herald Marku. Sipas 25-vjeçarit nigerian, Marku, e ka quajtur “majmun i zi”, gjatë gjithë ndeshjes, duke i ofenduar familjen.

REAGIMI I OBANOR:

“Së pari dua të them që më vjen keq për të gjitha ata që kanë parë atë që bëra në fund të ndeshjes dhe mbaj përgjegjësi për të. Gjithashtu dua t’ua them të gjithëve arsyen se pse veprova ashtu. Futbolli është një lojë për t’u shijuar dhe fair-play, por numri 10 i Vllaznisë (i referohet Herald Markut) më ka sulmuar mua dhe familjen time duke përdorur fjalë të këqija dhe më e keqja nga të gjitha ai vazhdoi të më thërriste përgjatë gjithë lojës ‘majmun i zi’. Nuk ka vend për racizëm. Në këtë lojë jemi të gjithë njëlloj, jemi të gjithë qenie njerëzore”.

Pas Obanorit, ka ardhur edhe reagimi i mesfushorit të Vllaznisë, Herald Marku, për incidentin e shëmtuar të ndodhur në fundin e ndeshjes Vllaznia-Laçi, që përfundoi me rezultatin 1-0.

Mbrojtësi i Laçit akuzoi Markun për racizëm, ndërkohë që në reagimin e tij, shkodrani i ka cilësuar akuzat e Obanor, si shpifje të ulta dhe të neveritshme. Sipas mesfushorit, frika nga dënimi për atë gjest antisportiv çon drejt justifikimit.

REAGIMI I HERALD MARKUT:

Frika nga dënimi për atë gjest antisportiv, çon drejt justifikimit. Është një shpifje e ulët dhe e neveritshme, shumë larg edukatës time. Përveç dhunës në fushë, kërkon të nxisë nëpërmjet rrjeteve sociale urrejtje me motive raciste, me shpifje pa asnjë fakt të besueshëm. Nuk kam pasur asnjë dialog gjatë ndeshjes me lojtarin e Laçit. Asnjë fjalë të vetme. Mesfushor qendre, kam qenë çdo moment pranë arbitrit kryesor. Gjatë karrierës time kam demonstruar vetëm respekt për kundërshtarët. Të gjitha pamjet filmike mund të tregojnë qartë. Falenderoj të gjithë miqtë, shokët e mi dhe ndjekësit që me mesazhe dhe telefonata janë interesuar për shëndetin tim.

May be an image of text

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *