• Sun. Nov 21st, 2021

AL2

…është media jote

Muaji i Ramazanit, mësoni se cilët lojtarë agjërojnë në Kategorinë Superiore

Byadmin

Apr 14, 2021

Ka nisur muaji i Ramazanit dhe një pjesë e mirë e shqiptarëve agjërojnë. Gjatë muajit të Ramazanit, myslimanët janë të obliguar të agjërojnë çdo ditë nga agimi deri në perëndim të diellit. Agjërimi i Ramazanit është një nga pesë shtyllat e Islamit: Shehadeti, falja e namazit, dhënia e zekatit, shkuarja në haxh dhe agjërimi i Ramazanit.

Këtu nuk bëjnë përjashtim as futbollistët. Ka shumë lojtarë në klubet shqiptare që agjërojnë dhe përpiqen të respektojnë me korrektësi rregullat e fesë së tyre. Krejtësisht normale e gjitha, por kjo periudhë kërkon një impenjim specifik si nga lojtarët, ashtu edhe nga stafet e tyre dhe veçanërisht te mjekët e klubit. Këta të fundit duhet të kenë vazhdimisht në fokus të veçantë lojtarët që agjërojnë me qëllim që rendimenti i tyre të jetë në parametrat që kërkojnë klubet.

Nga ana tjetër, edhe përgatitësit atletikë dhe trajnerët duhet të marrin në konsideratë ndoshta ngarkesat fizike dhe mënyrën e stërvitjes për lojtarët përgjatë këtij muaji, me qëllim që gjithçka të shkojë mirë. Gazeta, pasi bëri një hulumtim të thjeshtë, mësoi se te Partizani agjërojnë plot 6 futbollistë: Bitri, Hasani, Broja, Hakaj, Çinari dhe Asani.

Te Tirana agjërojnë Lika, Bekaj, Seferi etj. Teuta gjithashtu ka futbollistë dhe pjesëtarë të stafit që agjërojnë. Bëhet fjalë për Arapin, Krasniqin, Hoxhën, Beqjen, Kapllanin, Dajën, Aleksin dhe zv.trajnerët Hodo e Rizvani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *