• Thu. Dec 2nd, 2021

AL2

…është media jote

Andi Lila nga Gjirokastra: Investimi në sport rrit breza të shëndetshëm!

Byadmin

Apr 14, 2021

Për Partinë Demokratike sporti është një ndër prioritetet kryesore të qeverisë së ardhshme.

Andi Lila pak kohë më parë u emërua Koordinator Kombtar i Sportit nga kryedemokrati Lulzim Basha.

Ish-ylli i Kombëtares nuk e ka ndërmend të ndalet pa takuar çdo sportist, ish-sportist apo sportdashës në të gjithë qytete e Shqipërisë.

Ai është i zotuar se me ardhjen e partisë Demokratike në pushtet duke iu përmbajtur edhe programit të hartuar me profesionalizëm ‘ProSport’, do i ndryshohet njëherë e mirë fytyra e sportit shqiptar.

Takimi i radhës ishte në Gjirokastër ku u prit nga një numër i madh të rinjsh dhe fëmijësh të cilët shprehen hapur ëndrren e tyre që një ditë të arrijnë nivelin që Andi Lila arriti me futbollin.

Lila u premtoi fëmijëve se sapo Partia Demokratike të vijë në pushtet infrastuktura ku ato do të bëjnë stërvitje do jetë gjlja më minimale që do arrijnë.

Padyshim që sporti është në ditët më të errëta të tij. Nëse mund të mendojmë me të vërtetë jo vetëm për sportin, por për fëmijët tanë apo rininë për ti bërë ato sa më aktivë, duhet patjetër që të vlerësohet në maksimum sporti.

Sportit i mungon gjithçka. Kushtet e ekipeve sportive janë skandaloze dhe kjo është për të ardhur keqe pasi shumë kampion që i kemi akma këtu po stërviten në kushte të mjerueshme.

Ajo që është më e turpshmja është që nuk ka as ministri. Nuk funksionon asgjë. Është e para herë në Shqipëri që nuk ka një drejtori sporti, pra nuk ka njerëz përgjegjës që të merren me këtë problem.

Të rinjtë e pranishëm premtuan se atë mbështetje do e përkthejnë në votë për Partinë Demokratike më 25 Prill.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *