• Mon. Nov 22nd, 2021

AL2

…është media jote

Pajtim Kasami lë Zvicrën për Shqipërinë? Ja ideja e çmendur që po zien këto ditë…

Byadmin

Apr 13, 2021

Mesfusha është një nga pikat nevralgjike të Kombëtares. Kjo e detyroi trajnerin Edi Reja të investonte personalisht për ta bindur talentin e Empolit, Nedim Bajramin, mirëpo rregullorja e përditësuar e FIFA-s nuk ia lejon aktivizimin me Shqipërinë dhe duhet një çështje gjyqësore në KAS për të marrë lejen, në rast se do të pranohet.

“Panorama Sport” ka mësuar ekskluzivisht se ideja më e fundit në qarqet sportive pranë ekipeve kombëtare, po diskutohet çështja “Pajtim Kasami”. Gazeta ka mësuar se njerëz të rëndësishëm pranë FSHF-së dhe ekipeve kombëtare kanë bërë një punë të dyfishtë: Së pari t’ia komunikojnë trajnerit Reja nëse e pranon si alternativë për të ardhmen. Së dyti, ta kontaktojnë vetë mesfushorin. Por, çështja nuk është kaq bardhezi.

Another Albanian player in Sion, Kasami joins Lenjani and Kukeli - Oculus  News

MUNDËSITË

Kasami është një futbollist që ka luajtur me kombëtaren helvete të Zvicrës. Në 12 ndeshje prej tyre ka qenë në stol edhe kundër Shqipërisë në vitin 2013. Kjo në thelb përbën një nga pengesat thelbësore për Kasamin si kuqezi, mirëpo me ndryshimet e fundit të bëra në rregulloren e FIFA-s, ka edhe disa klauzola juridike që mund të përdoren për të marrë lejen në FIFA. Kasami nuk ka luajtur me Zvicrën as në fazën finale të Europianit dhe as në atë të Botërorit. Një pikë domethënëse që nëse ka ndodhur, ia ndalon një futbollisti ta ndryshojë kombëtaren. Këto janë pika ligjore në rregulloret e FIFA-s, që ia lejojnë Kasamit dhe Shqipërisë të mund të bëjnë kërkesë në FIFA që mesfushori i lindur në Zvicër dhe me origjinë të familjes Strugën, të mund të provojnë betejën ligjore që në të ardhmen, Kasami të jetë një lojtar i gatshëm për Kombëtaren shqiptare.

Pajtim Kasami vazhdon kontratën me Sionin - Indeksonline.net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *