• Thu. Dec 2nd, 2021

AL2

…është media jote

“Është refuzuar rikthimi i tifozëve në Shqipëri”, zbulohet diskutimi i Dukës me UEFA-n

Byadmin

Apr 13, 2021

Ditën e sotme u zhvillua mbledhja e radhës e Komitetit të Stadiumeve dhe Sigurisë në UEFA, mbledhje e zhvilluar përmes video-konferencës, në të cilën mori pjesë edhe presidenti i FSHF, Armand Duka. Takimi i sotshëm ishte shumë i rëndësishëm sepse në Komitet u bë një panoramë e plotë e situatës së 12 qyteteve ku do të zhvillohet EURO 2020, për të parë në detaje se në çfarë faze ndodhet organizimi dhe problematikat e vërejtura deri më tani.

Duka, njëherësh anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, bëri një referim mbi gjendjen aktuale të aktiviteteve futbollistike në vendin tonë, ku theksoi se futbolli në Shqipëri ka qenë aktiv në të gjitha nivelet përtej pandemisë.

PËRFAQËSIMI I FUTBOLLIT SHQIPTAR NË UEFA/ Armand Duka konfirmohet si  kandidat për… (FOTO) – AlpeSport

Sezonin e shkuar, si pak Federata në Europë, FSHF arriti të përmbyllë rregullisht ҫdo garë kombëtare si në nivel profesionist ashtu dhe në atë amator. Duka theksoi se ka pasur një përpjekje të vazhdueshme nga Federata e Futbollit për kthimin e tifozëve në stadium edhe në masën 30%, por këto përpjekje të instititucionit të futbollit janë refuzuar nga autoritetet qeveritare.

Një pikë tjetër e rendit të ditës së Komitetit të Stadiumeve dhe Sigurisë ishte puna që po bëhet në shumë vende në lidhje me lejimin e tifozëve në stadiume, masat që janë marrë dhe kapacitetet që ka secili shtet. UEFA nga ana e saj është besimplotë se do të ketë prezencë të ndjeshme të tifozëve në EURO 2020 dhe në fund futbolli do të triumfojë sëbashku me lojtarin e 12-të./PanoramaSport

PRESIDENT ARMAND DUKA CALLS ON ALL THE FANS AFTER THE FRIENDLY MATCH,  KOSOVO–ALBANIA! - FSHF

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *