• Thu. Dec 2nd, 2021

AL2

…është media jote

Andi Lila takim në Sarandë: Partia Demokratike në krah të sportistëve dhe kërkesave të tyre!

Byadmin

Apr 13, 2021

Sporti në përgjithësi dhe futbolli në veçanti, ka një vend të rëndësishëm në historinë e sportit shqiptar.

Por jo vetëm kaq sepse futbolli është një mundësi për të rinjtë që të merren me sport dhe të qëndrojnë sa më larg veseve. Jo vetëm futbolli por çdo lloj sporti meriton vëmendjen e vazhdueshme.

Në rolin e Koordinatorit Kombltar për Sportin, Andi Lila po bën një tur takimesh për të bashëbiseduar me çdo sportist apo ish-sportist në të gjithë Shqipërinë.

Falë angazhimit dhe përkushtimit të tij ai po u prezanton edhe të rinjve programin e Partisë Demokratike ‘ProSport’.

Ndalesa e radhës për ish-yllin e Kombëtares ishte Saranda i cili shoqërohej edhe nga kandidatja për deputete në këtë zonë Ina Zhupi.

“Një takim i bukur në Sarandë, ku jo vetëm bluja magjike e Jonit por edhe entuziazmi i rinisë sarandjotë të jep besim se edhe Saranda e pas datës 25 Prill do të jetë e veshur me blunë e PD. Ndryshimi në sport sigurisht që nuk do të lerë jashtë vëmendjes Sarandën të cilën do të synojmë ta shndërrojmë në kryeqytetin e sporteve të ujit në Shqipëri”, shprehet Lila.

Sportet e ujit gjatë viteve të fundit në vendin tonë, janë kthyer në guida turistike mjaft të pëlqyera nga turistët e aventurës.

Përveç lumit të Bistricës në Sarandë turistët e huaj dhe pushuesit vendas kanë mundësi të shijojnë plazhet mahnitëse dhe ujin kristal.

Plazhi i Pllakave, plazhi i Manastirit, i quajtur kështu për shkak se në kodrën sipër tij gjendet një Manastir, plazhi i Pasqyrave, i Ksamilit, etj., ofrojnë për turistët vendas e të huaj gjatë verës pushime mbresëlënëse.

I përkufizuar si “Qyteti i bardhë”, ai është i rrethuar nga kodra dhe përballë tij ndodhet ishulli grek i Korfuzit.

Përveç diellit e plazhit, Saranda njihet dhe për historinë dhe kulturën e saj: e magjishme është kalaja e Lëkurësit, ndërsa Parku Arkeologjik i Butrintit nxit kureshtjen e turistëve të shumtë me historinë e tij mijëravjeçare.

Pas përfundimit të bashkëbisedimit të rinjtë premtuan se këtë mbështetje do e kthejnë në votë për Partinë Demokratike me datë 25 Prill.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *