• Sat. Nov 27th, 2021

AL2

…është media jote

Andi Lila takim me të rinjtë e Kombinatit: Më 25 Prill rinia dhe sporti fiton!

Byadmin

Apr 13, 2021

Andi Lila në vazhdën e takimeve me të rinjtë që merren me sport u ndal në zonën e Kombinatit.

Sapo mori rolin e Koordinatorit Kombltar për Sportin ai o zotua që do takojë çdo të ri që merret me sport në të gjithë Shqipërinë për tu njohur me problematikat lokale dhe për tu prezantuar programin e Partisë Demokratike për sportin.

Ish-ylli i Kombltares shoqërohej nga kreu i FRPD-së, Belind Këlliqi, njëherzi kandidat për deputet në atë zonë.

Gjatë bashkëbisedimit me të rinjtë Lila u bëri thirrje atyre që të merren sa më shumë me sport sepse i aktivizon njerëzit dhe një shoqëri aktive rrit breza të shëndetshëm për të ardhmen.

Është fakt, po ashtu, që sot vendet e zhvilluara janë përshirë në një proces të jashtëzakonshëm të ristrukturimit të koncepteve bazë për rolin e lëvizjes sportive në ekonominë e vendit, në eficencën e institucioneve të vendit.

Mjafton të shikojmë njëri-tjetrin dhe mund ta nxjerrim lehtë konkluzionin se vitet e fundit ka filluar një rritje e pandalshme e dhjamit në gjak.

Të dhënat e Institutit të Shëndetit Publik shqiptar, por edhe të dhëna të tjera të specializuara në nivel europian, tregojnë se jemi 54.4% mbipeshë.

Po të krahasojmë këto të dhëna me të dhëna të vendeve të tjera do të shikojmë përsëri disa përkime shumë befasuese të raporteve mes sportit, shëndetit dhe ekonomisë.

Sigurisht që, kemi shifrën më të ulët në Europë për numrin e popullsisë që merret me aktivitet fizik.

Pas përfundimit të takimit mes të rinjve të prnaishëm u zhvilluar edhe një ndeshje futbolli ku në fund u ndanë edhe trofetë për fituesit.

Të rinjtë premtuan se mbështetjen e tyre do e kenë me 25 Prill dhe shprehen bindje se Partia Demokratike do i fitojë zgjedhjet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *