• Thu. Dec 2nd, 2021

AL2

…është media jote

Gafa qesharake e Abazajt, luan ndeshjen me fanellën e…Rrocës! (FOTO)

Byadmin

Apr 12, 2021

Kristal Abazaj dhe Eduard Rroca ishin protag- onistët e vërtetë në ndeshjen që skuadra e tyre, Istanbulspor fitoi 2-1 kundër Tuzlasporit. Goli i triumfit erdhi pikërisht nga dyshja e shokëve, Abazaj që asiston Rrocën nga e majta dhe me të majtën, mesfushori fantazist e dërgon në cep të portës për 3 pikët.

Mirëpo, në këtë ndeshje ka pasur një tjetër episod, gafë trashanike nga Abazaj. Në këtë ndeshje, ka pasur një moment kur në fushë kanë qenë dy Rroca pra dy fanella me numrin 61.

VIDEO/ Rroca-Abazaj sërish protagonistë, i japin fitoren Istanbulsporit -  Abc News

Si ka mundësi? Abazaj dhe Rroca janë miq të ngushtë mes tyre dhe vendi në dhomat e zhveshjes është gjithmonë pranë njëri-tjetrit.

Ka ndodhur që Abazaj ka ngatërruar fanellën dhe ka veshur atë të Rrocës. Kësisoj, për pak momente, në fushën e lojës, Istanbulspori ka pasur në fushë dy lojtarë me të njëjtin numër dhe të njëjtin mbiemër. Stafi i skuadrës e ka parë shpejt këtë episod dhe Abazaj ka ndërruar menjëherë fanellën për të veshur të tijën. Këtë episod, me nota humori e ka ndarë edhe Eduard Rroca në rrjetet sociale. “Abazaj, fansi im më i madh”, ka shkruar Rroca duke e shoqëruar me ikona që tre- gojnë se është vetëm një shaka mes miqsh.

E çuditshme në Turqi, Abazaj luan me fanellën e Rrocës: Fansi im më i madh

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *