• Wed. Dec 1st, 2021

AL2

…është media jote

Andi Lila takim me të rinjtë e njësisë numër 3 në Tiranë: Rinia shpresa e këtij vendi të uzurpuar nga ‘Rilindja’!

Byadmin

Apr 12, 2021

Andi Lila është i vendosur të takojë çdo sportist, ish-sportist apo sportdashës në të gjithë qytetet e Shqipërisë.

Ndalesa e radhës për ish-yllin e Kombëtares ishte në njësinë numër 3 në Tiranë ku shoqërohej edhe nga kandidatja për deputete, Jorida Tabaku.

Me të marrë detyrën nga kryedemokrati Lulzim Basha, si Koordinator Kombëtar për Sportin ai i është futur menjëherë punës për të shpalosur dhe programin e Partisë Demokratike për sportin ‘ProSport’.

Shqipëria ka shifrën më të ulët në Europë për numrin e popullsisë që merret me aktivitet fizik: 4%, ndërsa në Finlandë, ku treçereku i vitit është errësirë, 92% bëjnë ushtrime fizike.

Duke sjellë në vëmendje se vetëm 4% e shqiptarëve merren me aktivitet fizik, ndër nivelet më të ulëta në Europë, ish-ylli i Kombëtares tha se është koha e përmbysjen e këtij raporti dhe ky program synon edukimin, veçanërisht tek të rinjtë, të kulturës fizike.

Për Partinë Demokratike, sporti ka rëndësi të madhe në programin e arsimit dhe do vazhdojë të fuqizojë infrastrukturën e sportit, pasi bëm pjesë zinxhireve të arsimit si program edukativ.

Ndërtimi i terreneve komunitare do të vazhdojë paralelisht edhe me investimet në sport, më të lartat e 30 viteve të fundit.

Ai tha me të fituar Partia Demokratike do të nisin të gjitha ato investime në funksion të zhvillimit të sportit, duke filluar nga terrenet sportive për çdo shkollë të ndërtohet ose të rindërtohet.

Qeveria aktuale për 8 vite nuk ka bërë asgjë nga çfarë premtoi dhe akoma më pak nga çfarë i takon.

Nëse kryeministri mburret për ndërtimin e tre stadiumeve në fakt në anën tjetër shumë të tjerë janë mbyllur ku sot kullosin bagëtitë.

Sporti sjell zhvillim. Për të gjitha ata që thonë: ‘Nuk kemi buk për të ngrënë, çfarë na duhet sporti” ne i kuptojmë shumë mirë sepse një personi që i mungojnë gjërat bazike nuk i bie ndër mend se çfarë është sporti, por kjo gjë do ndryshojë përgjithmonë më 25 Prill duke votuar për Partinë Demokratike.

Lila u bëri lutje të rinjve që të merren sa më shumë sport dhe njëkohësisht i falënderoi për mbështetjen dhe mikpritjen duke theksuar se atë mbështetje ta përkthejnë në votë me datë 25 Prill.

Nuk e ka ashnjë shtet tjetër. Me programin ‘ProSport’ të Partisë Demokratike i hartuar nga ekspert të fushës do bëjë që shoqëria të jetë më aktive ashtu siç është edhe slogani: “Vizioni ynë për një Shqipëri aktive’.]

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *