• Thu. Dec 2nd, 2021

AL2

…është media jote

Pritje madhështore për Andi Lilën në Shijak dhe Durrës: Sportistët bëjnë histori!

Byadmin

Apr 11, 2021

Teksa zgjedhjet e 25 Prillit po afrohen, Andi Lila në rolin e Koordinatorit Kombëtar për Sportn në Partinë Demokratike vazhdon turin e tij për tu takuar me sportistë, ish-sportistë dhe sportdashës në qytetet e Shqipërisë.

Pas Shkodrës, Vlorës, Gramshit, Pogradecit, Elbasanit, Lezhës, Berat dhe Fierit ishte radha e Shijakut dhe Durrësit.

Ish-futbollisti i Kombëtares shoqërohej në këtë takim nga drejtuesi Politik i Qarkut Durrës, Edi Paloka, kandidati për deputet Agron Duka dhe kandidati për deputet në zonën e Shijakut, akademiku Agim Baçi.

Në fjalën përshëndetëse, Andi Lila i falënderoi të pranishmit për mbështetjen dhe u bëri thirrje që atë ta përkthejnë në votë më 25 Prill të largojnë njëherë e mirë Rilindjen nga pushteti që u ka zënë ndryshk.

Ai tha se Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë nuk ka dhënë asnjë mbështetje për sportit dhe as që ka hartuar politika në mbështetje për të.

Përkundrazi, e ka lënë jashtë çdo vëmendje dhe në gjendje katastrofike. Ku vlen të theksohet mungesa e bazës materiale që është jetike për një sportist, pagesa e tyre, infrastrukture për stërvitje etj.

Lila tha se do i jepet shumë rëndësi talenteve që nuk bështetën për shkak të pozitave gjeografike larg kreyqytetit.

Ai shtoi se do i jepet fund abuzimit me emra fiktiv që të marrin rrogë sportistë që nuk garojnë ndonjeherë ose që nuk kapin as kategorinë e parë.

Gjatë bashkëbisedimit Andi Lila prezantoi para të sportistëve, ish-sportistëve dhe sportdashësve programin kombëtar të PD-së për sportin që ka si slogan: Vizioni ynë për një Shqipëri aktive”.

Gjatë takimit në Shijak me sportistëve, ish-sportistëve dhe simpatizantë të ndryshëm i pranishëm ishte edhe kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka.

Ky i fundit bashkë me Andi Lilën shkruan historinë e futbollit shqiptar teksa Kombëtarja shqiptare mori pjesë për herë të parë në një kompeticion prestigjioz siç ishte ai “Euro2016”.

Më 25 prill rinia dhe sportistët duhet dhe do e largojnë sektin e “Rilindjes” për të patur një qeverisje që mbështet sportin dhe angazhimin e rinisë në sport.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *