• Wed. Dec 1st, 2021

AL2

…është media jote

Pasues i Podolskit apo shok ekipi me Cikalleshin, ja ofertat për Çinarin

Byadmin

Apr 11, 2021

Eraldo Çinari mund të quhet i larguar nga Partizani në sezonin e ardhshëm. Bomberi shkodran, 24 vjeç, nuk po rinovon me të kuqtë dhe “Panorama Sport” zbulon dy ekipet turke që duan shërbimet e mëngjarashit në verë. Bëhet fjalë për Antaliasporin dhe Koniasporin. Të dyja skuadrat kanë shfaqur interes për sulmuesin dhe kanë bërë ofertat e tyre për Çinarin.

SKENARËT – Edhe vetë Çinari është pro një kalimi në një kampionat si ai turk dhe në merkaton e verës, pritet të nënshkruajë me një nga dy skuadrat. Në rast se Çinari firmos me Antaliasporin, do të ishte pasuesi i sulmuesit të njohur gjerman, Lukas Podolski. Edhe 35- vjeçarit i skadon kontrata me ekipin turk dhe do të largohet në verë. Gjithashtu, Çinari do të gjente te Antaliaspor një tjetër shqiptar, fantazistin Omar Imeri.

Partizani gjen bomberin…e kishte në shtëpi dhe është Çinari – Lapsi.al

Aktualisht, Antaliaspor renditet në vendin e 12- të në kampionatin turk. Në rast se Çinari firmos për ekipin tjetër që dëshiron shërbimet e tij, Koniaspor, do t’u bashkohej tre shqiptarëve: Bytyqit, Dacit dhe sulmuesit të Kombëtares, Sokol Cikalleshit. Ekipi i Koniasporit renditet në vendin e 11-të në elitën e futbollit turk, një pozitë më lart se Antaliaspori.

HISTORIKU – Çinari ka tentuar dhe para tri vitesh që të transferohet në një kampionat jashtë Shqipërisë. Pasi shkëlqeu te Vllaznia, asokohe 21-vjeç, Çinari nënshkroi me ekipin e Alaveshit në Spanjë, për t’u larguar më pas tek ekipi kroat i Istras.

EKSKLUZIVE/ Sirenat turke, Partizani i vendos çmimin Eraldo Çinarit (E  PLOTË)

Të gjitha këto lëvizje në verë të 2018-ës ishin të parregullta dhe Vllaznia nuk e lëshoi kartonin e sulmuesit, pasi nuk  kishte marrë paratë.

Si pasojë, Çinari u transferua te Partizani, duke nënshkruar për tri vite. Për këto parregullsi, Çinari u pezullua edhe me 4 muaj mungesë aktiviteti. Por, pas shlyerjes së dënimit, Çinari u rikthye për “demat” pikërisht për derbin më të fundit kundër Tiranës, ku arriti të shënonte golin e vetëm dhe të fitores për të kuqtë, në minutën e 83-të. Përveç Çinarit, dy oferta në tavolinë ka dhe sulmuesi tjetër i Partizanit, Jasir Asani. Me shumë gjasa, të dy këta futbollistë do të largohen sezonin e ardhshëm.

May be an image of 1 person

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *