• Wed. Dec 1st, 2021

AL2

…është media jote

Andi Lila pritet si hero në Elbasan, të pranishmit mbështetje maksimale: Djem si ju i duhen vendit!

Byadmin

Apr 10, 2021

Futbollisti i njohur shqiptar, Andi Lila mori një post të rëndësishëm në Partinë Demokratike pak ditë më parë nga kryedemokrati Lulzim Basha.

Ai u emëruar Koordinator Kombëtar i partisë blu për sportet.

Më herët, Andi Lila shqiptare është shprehur se synonte krijimin e Ministrisë së Sportit e cila do të funksionojë më vete.

Sipas tij, ministria duhet të përpunojë direktivat e BE-së për përmirësimin e sportit dhe do të përcjellë vazhdimisht në mbledhjet e qeverisë të gjithë problemet që ka sporti.

Lila është shumë i përfshirë në aktivitetet politikë që Partia Demokratike zhvillon.

Së fundmi ai ka nisur një tur në të gjithë Shqipërinë për tu takuar me sportisë. ish-sportistë dhe sportdashës në mbarë qytetet e vendit.

Ndalesa e tij e radhës ishte në qytetin e Elbasanit. Në rolin e Koordinatori Kombëtar të Sportit në PD ai shoqërohej edhe nga drejtuesi Politik i PD-së për Elbasanin, Gazment Bardhi.

Ata patën një bashkëbisedim me të pranishmit dhe u zotuan që me të ardhur Partia Demokratike në pushtet do i ndërrohet faqja njëherë e mirë sportit dhe jo vetëm.

Lila vuri theksin duke thënë se për Partinë Demokratike, Komiteti Olimpik Shqiptar duhet të mbetet një organizëm i pavarur, në mënyrë që të mos i shërbejë interesave të pushtetit, por sportistëve të talentuar dhe imazhit të Shqipërisë në botë.

Në fund takimi u byll në mënyrën më të mirë të mundshme. U organizua një ndeshje miqësore mes të rinjve të Partisë Demokratike ku në fund fituesi mori dhe kupën.

Të gjithë atë mbështetje Andi Lila iu drejtuar të pranishmëve që ta kthejnë në vota për Partinë Demokratike më 25 Prill.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *