• Thu. Dec 2nd, 2021

AL2

…është media jote

Brdariç: Ka ardhur koha të mundim Laçin

Byadmin

Apr 9, 2021

Vllaznia luan një ndeshje shumë të rëndësishme ditën e nesërme, teksa përballë do të kenë Laçin, një rival direkt për titull. Në prag të kësaj sfide, para mediave ka folur trajneri i Vllanzisë, Tomas Brdaric, i cili është shprehur se do të jetë një ndeshje e vështirë, por skuadra e tij do të kërkojë me çdo kusht të marrë pikë.

“Këtë javë kemi punuar shumë dhe jam shumë i kënaqur me ekipin. Besoj se nesër do të bëjmë mirë. Për sa i përket dëmtimeve, vetëm Imami ka shfaqur probleme. Kemi bërë 2 seanca stërvitore në “Loro Boriçi” dhe kjo është diçka shumë e mirë. Imeri është gati për nesër dhe do të shikojmë për formacionin. Është një ndeshej shumë e rëndësishme dhe duam të bëjmë maksimumin.

Brdaric: Vllaznia ime, si Bayerni! Shkodra “land” i Gjermanisë, janë të  çmendur - Abc News

Laçi është i vetmi ekip të cilëve nuk i kemi marrë asnjë pikë dhe nesër do ia dalim. Kam besim për këtë.

E rëndësishme mbi gjithçka është loja e nesërme ndaj Laçit, pasi kemi edhe shumë ndeshje të tjera. Gjendja e lojtarëve nuk është e keqe dhe do të shpresojmë për rezultat pozitiv.

Kupa apo titulli kampion? Dëshira e të gjithëve është të fitojmë të dy trofetë. Kemi shumë detyrua përpara dhe problem. Të shikojmë si do të shkojë. “, tha Brdariç.

Thomas Brdaric: E di ku kam ardhur, i sjell energji të re Vllaznisë - Abc  News

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *