• Wed. Dec 1st, 2021

AL2

…është media jote

Skandali për zgjedhjet në KOKSH, përjashtohet FSHF-ja dhe 22 Federata të tjera

Byadmin

Apr 8, 2021

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar, prej kohësh është në një kaos total. Institucioni më i lartë i sportit në vend, po përgatit në mënyrë të dyshimtë Asamblenë e Përgjithshme të 17 prillit, nga ku do të dalë presidenti dhe trupa drejtuese e tij.  Në vendimin e zbuluar së fundmi nga “Balkanweb”, shihet që është lënë pa të drejtë vote, shumica e federatave anëtare, disa prej tyre më të rëndësishmet dhe më të suksesshmet e sportit shqiptar.

Në dokumentin e hartuar nga Komisioni Verifikimit dhe Etikës, që nuk dihet se nga cilët persona përbëhet, por gjithsesi që për nga rëndësia duhet të ishte shumë zyrtar dhe në mënyrë protokollore duhej t’i dorëzohej anëtarëve të KOKSH bëhet e ditur se 23 Federata, për arsye të ndryshme, si mungesa e listës së aktiviteteve të vitit 2020, apo pagesës së kotës financiare të përvitshme nuk kanë të drejtë vote në Asamblenë e 17 prillit. Ndër to është edhe Federata e Futbollit, ajo e Mundjes, Atletikës dhe Peshëngritjes. Në listën e siguruar, mund të votojnë vetëm 18 federata, pra më pak se numri i atyre që janë përjashtuar.

Për shkak të mungesës së dokumentacionit, janë lënë jashtë garës edhe kandidatë të tjerë për postet drejtuese në KOKSH. Nga ky dokumuent zbulohet se Fidel Ylli, Martin Biba dhe Vojo Malo janë kandidatë për president ndërsa është jashtë gare për mungesë dokumentacioni është kandidati tjetër Artan Shytaj.

foto galeri
foto galeri foto galeri
foto galeri

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *