• Thu. Dec 2nd, 2021

AL2

…është media jote

Drejtori i Vllaznisë, Djarmati: Do doja VAR-in në ndeshjet e fundit të Superligës

Byadmin

Apr 8, 2021

Superiorja është në javët e fundit të kampionatit dhe këtë herë gara është e ndezur sa i përket luftës së titullit kampion atje ku janë pesë ekipe pretendente. Së fundmi është edhe Tirana që futet në garë me trajnerin Orges Shehi që po korrin rezultate pozitive.

Ajo që i druhen ekipet është mënyra e arbitrimit dhe gabimet që mund të peshojnë disi në garë, ndërsa i pranishëm në emisionin “Skaner” që transmetohet në “MCN Television”, drejtori i Vllaznisë, Djarmati u shpreh se kërkonte VAR-in në këto javë vendimtare.

‘Nuk ka mundësi që të mos bësh gabime, deri në fund do ketë hapa fals dhe mendoj se tiulli do vendoset në javën e fundit. Në një kampionat kaq të fortë nuk do ketë më shkëputje. Kisha qejf që federata të bënte një sforco në javët e fundit, për të implementuar VAR-in. Të paktën nuk do ketë gabime trashanike,’-u shpreh Djarmati.

Matko Djarmati sqaron zërat e merkatos: Guri nuk mund të vijë te Vllaznia |  Rtsh Sport

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *