• Thu. Nov 25th, 2021

AL2

…është media jote

Andi Lila pritet nën atmosferën kuqezi në Vlorë: Sporti fuqizon aftësitë sociale të fëmijëve

Byadmin

Apr 8, 2021

Andi Lila ka zhvilluar një bashkëbisedim me sportistë, ish-sportistë dhe sportdashës të Vlorës për të diskutuar rreth problematikave të sportit në qytetin jugor.

Ish-futbollisti kombëtares, njëherazi edhe Koordinator Kombëtar i Sportit në Partinë Demokratike gjatë bashkëbisedimit u shpreh se qeveria aktuale në ikje ka dështuar totalisht në menaxhimin e politikave të sportit dhe në infrastukturë.

Ndër të tjera, ai shtoi se pavarësisht se qeveria mburret për 3 stadiume të ndërtuara shumë të tjerë janë shkatërruar dhe kanë përfunduar në kullota për bagëtitë.

Ai shprehi keqardhjen teksa tha se ka ekipe që nuk mund ty ngjiten në Superligë për shkak të mungesës së infrastrukturës dhe ka nga ata që luajnë në Superligë por që nuk zhvillojnë ndeshjet në stadiumet e qyteteve të tyre.

Andi Lila ndër të tjera bashkëbisedoi edhe me futbollistët e vegjël që sapo kanë nisur udhëtimin e tyre me këtë sport kaq të mrekullueshëm.

Ai u tha që të punojnë fort dhe padyshim edhe ata do arrijnë një ditë të luajnë për Kombëtaren pse jo ti bëjnë shqiptarët krenarë siç ato bënë në ‘Euro 2016’.

Ish-ylli i kombëtares u zotua para simpatizantëve se me të ardhur në pushtet Partia Demokratike do ketë ndryshime të mëdha si në sport ashtu edhe në çdo fushë të jetës.

Lila u bëri thirrje që atë mbështetje ata ta përkthejnë në votë për Partinë Demokratike dhe ti japin fund uzurpimit që Rilindja i ka bërë vendit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *